Flash

Mihajlovic, zbulimi rrënqethës: "Sëmundja është rikthyer, duhet të shtrohem në spital"

Lapsi.al 26 March 2022
Mihajlovic, zbulimi rrënqethës: "Sëmundja është

Sëmundja është rikthyer”, tha Sinisha Mihajlovic në një konferencë të shkurtër për shtyp. Për trajnerin e Bolonjës nis kështu një rrugë e re kundër leucemisë, pas diagnostifikimit fillestar dy vite e gjysmë më parë: “Duhet të nis një rrugë terapeutike për të shmangur komplikacionet. Në fillim të javës së ardhshme do të shtrohem në spital dhe do të më duhet të mungoj: e di që jam në duar të shkëlqyera. Këtë herë më shihni më të relaksuar sepse e di cfarë duhet të bëj dhe situata është shumë ndryshe. Shpresoj që kohët të jenë të shpejta, por më duhet të mungoj në disa ndeshje. Do të ndjek ekipin nga dhoma ime e spitalit".

Jeta e Sinisa Mihajlovic ndryshoi në mënyrë dramatike më 11 korrik 2019 kur zbuloi se ishte i sëmurë rëndë me leuçemi akute mieloide, një sëmundje agresive e kancerit të gjakut që e kishte sulmuar me dinakëri. Mihajlovic u detyrua të shkonte në spital për t'iu nënshtruar cikleve të kimioterapisë, por për të shmangur interesimin e madh në spital - siç tha vetë trajneri serb - ai ishte regjistruar me një emër të rremë: Cgikjltf Drnovs, një 69-vjeçar, njeri i pastrehë. “Ironike... për dikë që thirrej cigan i m**it”, tha Sinisha. Një muaj pas fillimit të ciklit të kimioterapisë, Mihajloviç kërkoi dhe mori nga mjekët lejen për të mbajtur premtimin ndaj lojtarëve të Bolonjës: të rikthehej në pankinë për fillimin e kampionatit, ndërsa në 29 tetor 2019 serbi kreu edhe transplantin e palcës së kurrizit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI