Flash

"Goli? Alba ishte përtej linjës së mbrojtësve". Reja nuk ndal dot nervozimin: "E unë që mendoja se do na vinin poshtë"

Lapsi.al 26 March 2022
"Goli? Alba ishte përtej linjës së mbrojtësve".

“Jam shumë i keqardhur për rezultatin, nuk po arrijmë të marrim ftytet e punës. Një nga zhgënjimet më të mëdha që kur kam ardhur te Shqipëria. Më vjen shumë keq më shumë për lojtarët dhe për veten". Edoardo Reja vetëm si miqësore nuk e ka përjetuar përballjen me Spanjën në Barcelonë e aq më tepër të pranojë një humbje në minutën e 90 pas një performance pozitive si ajo që treguan kuqezinjtë e tij.

Tërbimi i italianit është natyrisht për mënyrën si erdhi humbje, por akoma më shumë për faktin se Jordi Alba mund të ishte në pozicion të parregullt në aksionin final, që solli golin e dytë për skuadrën e Luis Enrique. "E pashë në telefon. Jordi Alba ishte përtej linjës të mbrojtësve. Jam akoma më i nxehur, për golin e dytë. E unë që mendoja që do të na vinin poshtë, por kemi bërë një lojë të mirë. Duke parë si shkoi 90 minutëshi, më vjen vërtet keq, që kemi humbur. Duhet ti bëj komplimente lojtarëve. Nëse i përmirësojmë gjërat e vogla, mund të bëjmë akoma më mirë”, u shpreh Reja në përfundim të ndeshjes, edhe pse tani mendja shkon te Gjoergjia, me të cilën tekniku italian duhet të bëjë llogaritë pas tre ditësh.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI