Flash

Hetimi mbi pagat dhe dokumentat private: nuk rrezikon vetëm Juventus, por edhe lojtarët

Lapsi.al 26 March 2022
Hetimi mbi pagat dhe dokumentat private: nuk rrezikon vetëm Juventus, por

Mes dokumentave private dhe lojtarëve të dëgjuar në prokurorinë e Torinos, vijon hetimi për akuzën e kontabilitetit të rremë ndaj Juventusit. Në shënjestër janë akordet e pretenduara të firmosura privatisht mes klubit të Juventusit dhe të teseruarve të tyre për kthimin e pagave, pas shkurtimit të pagave mujore me një kursim buxheti prej 90 milionë euro. Prej kësaj shume, për Prokurorinë Publike të Torinos, 67 milionë i ishin kthyer mbrapsht klubit, duke çuar në gjenerimin e kontabilitetit të rremë.

Dokumentat private që hetuesit kërkojnë përmes kontrolleve të ndryshme janë zhdukur sapo kishin mbaruar afatet e garancisë dhe, për këtë arsye, u thirrën lojtarët si njerëz të informuar për faktet, gjithashtu edhe për të kuptuar shkurtimet individuale dhe metodat e kthimit të pagës.

Nga pikëpamja sportive, Juventusi rrezikon diçka nëse konstatohen këto shkelje, sidomos nga pikëpamja e dokumentave private. Vetë neni 31 paragrafi 3 i Kodit parashikon se "shoqëria që bie dakord me anëtarët e saj ose u paguan atyre shpërblime, bonuse ose dëmshpërblime në kundërshtim me dispozitat federale në fuqi, dënohet me gjobë nga një deri në trefishin e shumës së rënë dakord në mënyrë të paligjshme ose të paguara, të cilave mund t'i shtohet dënimi me një ose më shumë pikë në renditje", ndërsa në paragrafin 8 thuhet se lojtarët që marrin tarifat e sipërpërmendura" i nënshtrohen dënimit me skualifikim për një kohëzgjatje jo më pak se një muaj".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI