Flash

"Nuk ndryshon dot gjë pas ndeshjes": Broja i dëshpëruar për humbjen, 'qep' kontradiktat me Rejan

Lapsi.al 26 March 2022
"Nuk ndryshon dot gjë pas ndeshjes": Broja i dëshpëruar

“Më vjen shumë keq. Për mendimin tim deri në minutën e 85 kemi luajtur mirë, kemi pasur raste. Patëm shanse në fund. Na ndëshkuan me një gol të bukur. Është një gjë që të dhëmb. Deri në fund kemi luajtur mirë, por duhet edhe më shumë". Armando Broja, rikthehet titullar në kombëtare, duke dhënë kontributin e tij për kuqezinjtë në miqësoren e humbur 2-1 kundër Spanjës, pavarësisht se nuk arriti të shënonte gol. Shkodrani që luan për Southampton duket se ka kaluar tashmë edhe divergjencat me teknikun Edoardo Reja: "Jam shumë i kënaqur që luajta titullar. Trajneri e bën formacionin, detyra ime është të stërvitem mirën. Jam i mërzitur që nuk barazuam pse jo edhe të fitonim, duhet të nxjerrim mësim”, tha Broja.

Sulmuesi ka luajtur për herë të parë me numrin 9, shenjë e qartë se e ardhmja e kombëtares do të peshojë mbi shpatullat e tij: "Jam shumë i kënaqur për numrin 9, Shqipëria është gjaku im. Desha ta fitonim ndeshjen të gjithë bashkë. Gjynah që nuk kemi marrë barazim. Duhet të punojmë më shumë si ekip në stërvitje. Nuk kam pengje. Nuk ndryshon dot gjë mbrapa ndeshjes. Cikalleshi kishte rast flagrant në pjesën e parë, kemi pasur disa raste, edhe mund ta fitonim ndeshjen. Mungoi fati dhe pasimi i fundit. Mundemi të luajmë edhe më mirë". përfundoi Broja.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI