Flash

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Argjentina e së ardhmes, nga dhjetori pa Messin: "Pas Botërorit shumë gjëra do të ndryshojnë"

Lapsi.al 26 March 2022
Argjentina e së ardhmes, nga dhjetori pa Messin: "Pas Botërorit

Argjentina, tashmë e kualifikuar për Katar 2022, mundi Venezuelën në Bombonera dhe një nga tre golat e Albicelestes u shënua nga Lionel Messi. E ardhmja e tij, si përsa i përket klubit me të cilin do ta mbyllë karrierën (flitet për një rikthim të bujshëm në Barcelonë në fund të sezonit), ashtu edhe për kombëtaren, është e gjitha për t'u deshifruar. Megjithatë, ka më shumë se një të dhënë që sugjeron se Pleshti mund t'i japë fund përvojës së tij shumëvjeçare me fanellën e Argjentinës në fund të Botërorit të ardhshëm.

Pas ndeshjes, në fakt ai la të kuptohet se diçka në marrëdhëniet e tij me kombëtaren është e destinuar të ndryshojë: “Nuk e di se çfarë do të bëj pas Botërorit. Unë jam duke menduar për atë që do të vijë, do të më duhet të rivlerësoj shumë gjëra pas Katarit. Nuk e di nëse do të vazhdoj të luaj me Argjentinën. Për momentin po mendoj se çfarë do të vijë më pas, mendoj vetëm të përballem me Ekuadorin dhe më pas ndeshjet përgatitore për Botërorin të planifikuara në qershor dhe shtator. Shpresoj që të shkojnë në mënyrën më të mirë. Shumë gjëra me siguri do të ndryshojnë pas Kupës së Botës. Ka kohë që jam i lumtur këtu, që para se të fitoja Kupën e Amerikës. I jam mirënjohës për gjithcka”.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI