Flash

Ibrahimovic, paralajmëron Milanin: "Askush nuk është më i mirë se unë, kështu që do luaj akoma"

Lapsi.al 26 March 2022
Ibrahimovic, paralajmëron Milanin: "Askush nuk është më

Pas deklaratave për shqetësimet që kishte në lidhje me karrierën, pas asaj si futbollist, Zlatan Ibrahimovic iu rikthye temës së tërheqjes nga futbolli, por me tjetër qendrim. Në moshën 40-vjeçare, pyetjet për të ardhmen e tij nuk mund të mos ndiqnin njëra-tjetrën: "Nuk bëj plane, ajo që do të bëhet nuk është shkruar ende. Nuk dua të tërhiqem duke menduar se mund të vazhdoja, do të pendohesha". Pastaj batuta e zakonshme e Ibras: “E vërteta është se do të luaj derisa të shoh dikë më të mirë se unë... kështu që do të luaj akoma”.

Realiteti është se diçka po lëviz pas mendimeve të sulmuesit suedez të Milanit, pavarësisht nëse ky mund të jetë apo jo sezoni i fundit, ajo e tërheqjes nga sporti është një rrethanë që duhet ta ketë parasysh edhe Ibrahimovic: “E di që një ditë nuk do ta kem më këtë adrenalinë - tha ai për Uefa - por është një problem për të gjithë futbollistët sepse ne jemi të programuar për këtë dhe nuk mund të bëjmë asgjë tjetër. I bën këto gjëra për 20 vjet dhe në këmbim merr adrenalinë. Kur të mungon gjithvka duhet të fillosh nga e para”.

Me kalimin e viteve Ibrahimovic është maturuar, por vetëbesimi i tij i fortë ka shkuar gjithnjë në rritje: "Çfarëdo që të ndodhë me mua, unë do të jem gjithmonë i njëjti. Ose të pëlqej ose jo, por nuk do të ndryshoj. Unë luaj me shumë emocion te Milan, sepse ky klub më dha lumturi dhe ishte bukur të kthehesha në Champions League”.

Në fund, një këshillë për të rinjtë: "Është e lehtë t'i thuash një fëmije të besojë në veten e tij, është më e vështirë ta bësh këtë. Duhet të rrethohesh me njerëz pozitivë, sepse ata negativët duket se nuk duan që ti të kesh sukses".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI