Flash

Sulmi terrorist në Arabi, rriten masat e sigurisë në maksimum: Formula 1 nuk ndalet

Lapsi.al 26 March 2022
Sulmi terrorist në Arabi, rriten masat e sigurisë në maksimum:

Formula 1 nuk ndalet: programi GP i Arabisë Saudite do të vazhdojë rregullisht pas sulmit terrorist të djeshëm pak kilometra larg pistës së garës. Pas takimit mes pilotëve dhe Cirkusit të Madh, ka ardhur edhe deklarata zyrtare: "Formula 1 dhe FIA mund të konfirmojnë se pas diskutimeve të zhvilluara në prani të të gjitha skuderive dhe pilotëve, Çmimi i Madh i Arabisë Saudite 2022 do të zhvillohet siç ishte planifikuar. Në vijim të incidentit të njohur që ndodhi në Xheda të premten, pati diskutime të thella mes të gjitha palëve të përfshira, autoriteteve të qeverisë saudite dhe agjencive të sigurisë që dhanë garanci të plota dhe të detajuara për sigurinë e ebentit. Në fund u gjet edhe një marrëveshje mes të gjitha subjekteve të përfshira për të mbajtur një dialog të qartë dhe të hapur për të gjithë kohëzgjatjen e Cmimit të Madh dhe për të ardhmen”.

Edhe pilotët, me një deklaratë për shtyp të GPDA, kanë siguruar: "Dje ishte një ditë e vështirë për Formula 1 dhe një ditë stresuese për ne pilotët e Formula 1. Ndoshta është e vështirë të kuptohet nëse nuk keni ngarë kurrë një makinë F1 në këtë pistë të shpejtë dhe komplekse, por duke parë tymin që dilte nga vendi i incidentit ishte e vështirë të mbeteshe plotësisht i përqendruar në garë, duke fshirë shqetësimet natyrale të qenieve njerëzore. Kështu patëm një diskutim të gjatë mes nesh, me drejtuesit e ekipeve tona dhe me përgjegjësit kryesorë që udhëheqin sportin tonë. Një shumëllojshmëri opinionesh u ndanë dhe u debatuan, pasi u dëgjuan jo vetëm drejtuesit e Formula 1, por edhe ministrat e qeverisë saudite, të cilët shpjeguan se kishin marrë masa duke ngritur nivelin e sigurisë në maksimum. Rezultati është që sot do të kemi kualifikuese dhe nesër garë. Të gjithë shpresojmë që Grand Prix i Arabisë Saudite do të mbahet mend për një garë të mirë dhe jo për sulmin që ndodhi dje”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI