Flash

Video/ Edhe fati nuk mjafton: Olmo fshin ëndërrat e barazimit historik me Spanjën në minutën e 90'

Lapsi.al 26 March 2022
Video/ Edhe fati nuk mjafton: Olmo fshin ëndërrat e barazimit historik

Shqipëria i shkon pranë një barazimi historik me Spanjën, që mori më të mirën vetëm në fund të kohës së rregullt me një goditje të kalibruar të Dani Olmos. Kuqezinjtë e Edoardo Rejas luajtën një ndeshje karakteri, duke u munduar të lejonin sa më pak përballë një skuadre imponuese: golit të Feran Torres iu përgjigj, edhe me pak fat, Uzuni në minutën e 85, por vendosi në fund një penelatë e sulmuesit të Leipzig, që e dërgoi topin aty ku Berisha nuk mund të arrinte.

Një miqësore që nuk u luajt si e tillë, për intensitet por edhe për dëshirën e madhe të dy skuadrave për ta fituar ndeshjen. Një pjesë e parë nën zotërimin e topit nga Furitë e Kuqe, por me shumë pak rreziqe në portën e Berishës: më insistuesi ishte Feran Torres që në anët e Hysajt e kishte një autostradë, duke e vënë gjithnjë në vështirësi anësorin e Lazios. Në krahun tjetër ishte krejt e kundërta, sepse ishte Balliu që vuri në shënjestër kundërshtarin, duke ndërmarrë inkursione që krijuan panik nën ngulmimet e Brojës e Cikalleshit.

Pjesa e dytë u luajt nën të njëjtin ritëm, por spanjollët e rritën presionin duke e vënë Berishën në vështirësi në goditet e Gavit e Rodrigos. Kuqezinjtë megjithatë ruajtën ekuilibrin dhe provuan me presion lart të shqetësonin kundërshtarin, gjë që u duk se e arritën, por u ndëshkuan pikërisht atëherë. Një gabim i Gjimshitit i dha mundësinë Ferran Torres të ndëshkojë në zemër të zonës Berishën, për avantazhin e spanjollëve në minutën e 75. Shqipëria reagoi dhe barazoi 10 minuta më pas, edhe pak me fat, sepse topi i përplasur në trupin e Uzunit befasoi Rayan duke barazuar rezultatin, që do të ishte historik, nëse në fund të kohës së rregullt Olmo nuk do të gjente goditjen e kalibruar që përfundoi në kryqëzimin e shtyllave.

Një tjetër humbje, e teta radhazi në tetë ndeshje përballë iberikëve, por me golin e tretë të shënuar në portën e spanjollëve, kunddrejt 31 të pësuar. Ajo që Reja shpresonte të merrte nga kjo miqësore duket e arritur, me kuqezinjtë që i përdorën të dy fazat e lojës jo vetëm duke u mbrojtur, por edhe duke u munduar të krijonim rreziqe në anët e Rayas, gjë që ndodhi me Balliun, Cikalleshin e Brojën, përvec golit të Uzunit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI