Flash

F1/ Mick Schumacher, impakt i dhunshëm me barrierat: Haas i tij ishte me mbi 250 km/h

Lapsi.al 26 March 2022
F1/ Mick Schumacher, impakt i dhunshëm me barrierat: Haas i tij ishte me
Një aksident i fortë ka përfshirë Mick Schumacher gjatë Q2 të GP së Arabisë Saudite në Jeddah. Një përplasje e dhunshme me murin mes kthesave 11 dhe 12 për pilotin e Haas, që u përplas me barrierat ndërsa udhëtonte me mbi 250 km/orë. Fatale, në dinamikën e aksidentit, ka qenë prekja në bordurë, gjë që ka bërë të ngrihet përpjetë VF-22, duke u bërë e pakontrollueshme për gjermanin. Pas disa çastesh ankthi, me Schumi jr ende në makinë të palëvizur, ndërhyrja e makinës mjekësore shkaktoi një psherëtimë lehtësimi, kur dha lajmin se drejtuesi i mjetit është i ndërgjegjshëm. Vetë Haas, përmes një postimi në Tëitter, ka dhënë përditësime për gjendjen shëndetësore të pilotit të tyre: "Dëgjuam se Mick është i vetëdijshëm, jashtë makinës dhe aktualisht është në rrugë për në qendrën mjekësore".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI