Flash

"Kam marrë mesazhe të këqija": Uzuni shfryn pas golit me Spanjën, Bare pranon gabimin në golin vendimtar

Lapsi.al 26 March 2022
"Kam marrë mesazhe të këqija": Uzuni shfryn pas golit

"Jam shumë i lumtur për golin pasi kam kaluar një periudhë shumë të keqe përsa i përket ndeshjeve ndaj Hungarisë dhe Anglisë. Kam marrë mesazhe shumë të këqijia. Shpresoj që në vazhdim të vijnë golat e radhës". Një Myrto Uzuni i lumtur për golin por jo për rezultatin në miqësoren e humbur 2-1 kundër Spanjës. Sulmuesi i Granadas kërkon të heqë nga këpucët ndonjë guralec, duke kujtuar sulmet që ka marrë pas ndeshjeve me Anglinë e Hungarinë. Beratasi tani ka më tepër vetëbesim dhe kërkon fanellën e titullarit nga Reja: "Gjithmonë pësojmë gol në minutat e fundit pasi kundërshtarët të imponojnë në luash kështu. Me pak përqendrim mund ta kishim evituar humbjen. Mendoj se kemi lojtarë të mirë dhe unë e meritoj të luajë nga fillimi".

Edhe Keidi Bare, lojtari i vetëm ndër kuqezinjtë që luajti në stadiumin e shtëpisë, duke qenë se është pjesë e Espanyol në La Liga, ka mbetur i kënaqur nga mënyra e interpretimit të ndeshjes nga kombëtarja: “E dimë shumë mirë që ata kanë një ekip shumë të mirë. E luajnë mirë topin. Ne bëmë një ndeshje të madhe, pavarësisht se mbrojtëm shumë, por nuk i lamë hapësira atyre. Na mungoi pak loja me topin. Mendova se do të dilnim me një rezultat pozitiv, por morëm diçka pozitive, ekipi bëri një lojë të mirë pavarësisht rezultatit - vazhdoi mesfushori -. Nuk është e thjeshtë sepse ata mbanin topin dhe ne vetëm mbroheshin. Gjithsesi u treguam kompakt. Natyrisht ata kanë talent individual dhe siç e patë te golat, ato ishin individualë".

Në fund edhe një konstatim mbi golin e fundit që erdhi në minutën e 90 dhe mund të ishte evituar: "Mund të bënim shumë, por në ato momente ishim shumë veta në të njëjtin vend. Duhet të kishim marrë topin dhe ta kishim çuar në krah tjetër, por nuk ndodhi. Ky është futbolli dhe gjëra të tilla ndodhin”, e mbylli Bare.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI