Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ Barcelona shumë e fortë për Napolin: Rangers eleminon Borussia Dortmund

Lapsi.al 25 February 2022
Video/ Barcelona shumë e fortë për Napolin: Rangers eleminon

Spektakël dhe befasi në ndeshjet e fundit të playoff të Europa League ku Barcelona shkon të marrë kalimin e raundit në Maradona përballë Napolit. Rangers ruan befasinë e bërë në ndeshjen e parë, duke bllokuar Dortmund edhe në kthim e duke eleminuar gjermanët e fortë. Braga e con ndeshjen te penalltitë për të thyer Sheriff Tiraspol, ndërsa Betis ia del me barazimin pa gola me Zenit.

Nuk ka mision të përmbushur për Napolin në Europa League. Pas ndeshjes së parë 1-1, në ndeshjen e dytë të play-off për kualifikimin në 1/8 e turneut, skuadra e Spallettit pëson një 2-4 të rëndë përballë Barcelonës dhe del nga kompeticioni. Në Maradona është një monolog blaugrana. Në pjesën e parë Jordi Alba (8') zhbllokoi ndeshjen me një kundërsulm, më pas De Jong (13') dyfishoi rezultatin, Insigne (23') shkurtoi diferencën nga pika e bardhë dhe Piqué (45') firmos trisin duke zgjidhur një rrëmujë në zonë. Në pjesën e dytë Aubameyang (59') fikson pokerin, përpara se në fund Politano (87') të thyejë Ter Stegen, duke vulosur shifrat në 2-4.

Fitorja 4-2 e ndeshjes së parë mjaftoi që Rangers të kompletonte surprizën duke nxjerrë Borussia Dortmund nga kompeticioni. Përfundon 2-2 në Skoci me Tavernier që hapi serinë e golave me penallti në minutën e 22. Bellingham e Malen iluzionuan gjermanët me përmbysjen e rezultatit, por Tavernier barazoi në të 57 duke bërë të kotë cdo përpjekje të tyre për të evituar eleminimin.

Avancojnë edhe Betis me barazimin me Zenit, duke bërë të vlejë fitoren 2-3 në transfertën e Shën Peterburgut. Braga barazon humbjen e ndeshjes së parë me Sheriff Tiraspol, pastaj pati necojë për shtesat e penalltitë për tu kualifikuar si skuadrat e fundit nga tetë që dalin nga playoff për tu bashkuar me tetë të tjerat që ishin kualifikuar në këtë fazë të Europa League.

Europa League Knockout Round Play-offs

Napoli 2-4 Barcelona

Rangers 2-2 Borussia Dortmund

Real Betis 0-0 Zenit St. Petersburg

SC Braga 2-0 FC Sheriff

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI