Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Celtic turpërohet për herë të dytë nga Bodoe/Glimt: ja të kualifikuarit në rrugën drejt Tiranës

Lapsi.al 24 February 2022
Celtic turpërohet për herë të dytë nga Bodoe/Glimt: ja

Bodoe/Glimt, PSV Eindhoven, Partizan Beograd, Marseille e Leicester City janë pesë skuadrat e para që nga playoff i bashkohen 8 skuadrave të kualifikuara për në 1/8 e Conference League. Asnjë befasi me të kualifikuarit që përsëritën suksesin edhe në ndeshjet e kthimit, me përjashtim të hollandezëve të PSV që u mjaftuan me barazimin në transfertën e Izraelit.

Bodoe/Glimt, të fortë në suksesin në Skoci, ndëshkuan një Celtic të dorëzuar që në minutën e 9 me Solbakken. Asisti i Hagen ishte një ftesë që nuk mund të refuzohej e me skocezët të paaftë të reagonin Vetlesen mbylli llogaritë me golin e dytë në minutën e 69, duke i dhënë kalimin norvegjezëve me rezultatin e përgjithshëm 5-1. PSV mbrojti fort suksesin 1-0 në shtëpi dhe ia del të shkojë në 16 më të mirët me një 1-1, që e ndërtoi me golin e Vertessen 5 minuta nga fundi. Barazimi në shtesë Saborit vlen vetëm për statistikë.

Partizani i Beogradit kishte fituar në shtëpinë e Sparta Pragë 0-1 dhe në kthim u imponua në shtëpi 2-1, në një ndeshje ku çekët e provuan, por pa sukses. Një dygolësh i Gomez mes minutës së 7 dhe 24 bëri të pavlefshëm golin e Hlozek në të 85, kur serbët luanin me 10 lojtarë, pasi autori i dy golave u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 66.

Marseille shëtit në Azerbaixhan me një 0-3 ndaj Qarabag, duke e cuar rezultatin e përgjithshëm në 6-1. Francezët nuk patën asnjë problem të kualifikoheshin, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 12 me Gueye. Dyfishimi erdhi në të 77 me Guendouzi, ndërsa Fuente bëri tris në minutën e dytë shtesë. Sukses edhe për Leicester që mposhti 1-3 Randers. Barnes që në minutën e dytë hapi serinë e golave, duke e bërë të qartë cfarë ndeshje do të luhej. Dygolëshi i Madison në katër minuta (70' e 74') i dha përmasa suksesit, ndërsa Odey në të 84 ngushtoi vetëm diferencën për të zbutur disi rezultatin e përgjithshëm 2-7.

Europa Conference League Knockout Round Play-offs

Bodoe/Glimt 2-0 Celtic

Maccabi Tel Aviv 1-1 PSV Eindhoven

Partizan Beograd 2-1 Sparta Prague

Qarabag FK 0-3 Marseille

Randers FC 1-3 Leicester City

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI