Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Rrëfimi tronditës i Kyrgios: "Abuzoja me substanca të ndaluara e mendoja vetëvrasjen"

Lapsi.al 24 February 2022
Rrëfimi tronditës i Kyrgios: "Abuzoja me substanca të
"Ky isha unë tre vjet më parë në Australian Open. Shumë mund të mendonin se isha mirë mendërisht ose se po shijoja jetën... ishte një nga kohët e mia më të errëta". Kështu nis postimi shokues i tenistit australian Nick Kyrgios, i cili në Instagram tregon për herë të parë efektet e depresionit në jetën dhe karrierën e tij. "Nëse shikoni nga afër, në krahun tim të djathtë mund të shihni vetë-dëmtimin tim. Unë kisha mendime vetëvrasëse dhe ekzaktësisht po luftoja për tu ngritur nga shtrati, për të mos folur pastaj që të luaja para miliona njerëzve," thotë Kyrgios, duke postuar një foto që e portretizon në fushë, gjatë një pushimi të ndeshjes. “Isha i vetmuar, i dëshpëruar, mendoja negativisht, abuzoja me alkoolin, drogën, mbaja larg familjen dhe miqtë e mi”, tregon australiani. "Ndihesha sikur nuk mund të flisja apo t'i besoja askujt. Ky ishte rezultat i moshapjes dhe refuzimit të mbështetjes te të dashurit e mi që mund të më shtynin pak nga pak të ndihesha pozitiv". "E di që jeta e përditshme mund të duket jashtëzakonisht rraskapitëse, ndonjëherë e pamundur. E di që të thuash atë që ndjen mund të të bëjë të ndihesh i dobët ose i frikësuar," vazhdoi Kyrgios. "Por ajo që dua t'ju them të gjithëve është se nuk jeni vetëm. Nëse ndiheni kështu, unë jam këtu, më kontaktoni", thotë ai, para se të përfundojë: "Jam krenar të them që kam ndryshuar plotësisht dhe kam një pikëpamje krejtësisht ndryshe për çdo gjë, nuk e konsideroj asgjë moment të mirëqenë. Dua që ju të jeni në gjendje të arrini potencialin tuaj të plotë dhe të buzëqeshni. Kjo jetë është e bukur".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI