Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Liverpool e ekzagjeron e City është fare pranë: shembet Tottenham ndaj vendit të fundit

Lapsi.al 23 February 2022
Liverpool e ekzagjeron e City është fare pranë: shembet Tottenham

Rihapet zyrtarisht gara për titull në Premier League. Në rikuperimin ndaj Leeds, Liverpool shpartallon 6-0 skuadrën e Bielsas dhe kështu arrin në vetëm tre pikë pas Manchester City kryesues. Periudha e zezë ndërkohë për Tottenham të Antonio Contes, i cili shembet 1-0 në Burnley dhe kështu pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Fitore e bukur për Crystal Palace 4-1 ndaj Watford.

BURNLEY-TOTTENHAM 1-0

Tottenham i Antonio Contes nuk arrin t'i japë vazhdimësi fitores së rëndësishme ndaj Manchester City dhe çuditërisht rrëzohet ndaj Burnleyt. Spurs ishin të zbrazët dhe pa shkëlqim dhe kështu pësojnë edhe humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, që rihap krizën për trajnerin italian. Për Clarets, nga ana tjetër, janë tre pikë të arta që ushqejnë shpresat e shpëtimit. Në fushë mbretëroi ekuilibri, asnjëra skuadër nuk arriti të dominojë dhe më pas duhej një episod për të zgjidhur ndeshjen: mbërriti në minutën e 71 me një goditje me kokë të Mee në zhvillimet e një goditje dënimi. Aq sa mjafton për të eliminuar Tottenham, të cilit i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të rikuperuar për të vazhduar ëndrrën për një vend në Evropë.

WATFORD-CRYSTAL PALACE 1-4

Gjithnjë e më shumë krizë për Watford, i cili zbret në vendin e parafundit ndërsa Crystal Palace bën një hap të mirë larg zonës së rrezikshme të renditjes. Mateta i çoi miqtë përpara në minutën e 15, por goli i barazimit të Sissokos erdhi menjëherë, pas vetëm tre minutash. Watford e kishte të vështirë të krijonte dhe atëherë në minutën e 42 erdhi avantazhi i ri i Crystal Palace me Garragher, ndërsa në pjesën e dytë Zaha u kujdes me një dygolësh në minutën e 85' dhe 90' për t'i dhënë fund ndeshjes dhe për ta fundosur Hodgson në telashe.

LIVERPOOL-LEEDS 6-0

Liverpooli përfiton plotësisht nga hapi i gabuar i City ndaj Tottenham dhe në ndeshjen që duhej të rikuperonte kundër Leeds, rihap totalisht garën për titullin e Premier League. Reds janë vetëm tre pikë larg skuadrës së Guardiolas dhe mbi të gjitha po kalojnë një moment forme shumë pozitive. Edhe këtë mbrëmje, ndaj fatkeqit Leeds, djemtë e Klopp mbyllën historinë që në pjesën e parë: dy penallti për Salah në të 15' dhe 35', me golin e Matip midis. Bielsa nuk arriti të nxisë skuadrën e tij dhe atëherë në pjesën e dytë Manè i coi shifrat në pesë mes minutës së 79' dhe 90', ndërsa në shtesë arriti edhe 6-0 e Van Dijk.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI