Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Arrivabene paralajmëron Antun: Juventus është gati të bëjë edhe pa Dybala

Lapsi.al 23 February 2022
Arrivabene paralajmëron Antun: Juventus është gati të

Pas barazimit në Ligën e Kampionëve kundër Villarreal, përtej çështjeve në fushë, në shtëpinë e Juventus rikthehet të flitet për Dybalan dhe rinovimin e tij. Por çfarë ka ndryshuar, në fakt, krahasuar me dy javë nga ardhja e Vlahovic? Së pari është dëmtimi i ri i sulmuesit argjentinas, i cili tashmë ka humbur tetë ndeshje gjatë sezonit për shkak të problemeve me muskujt, pa përmendur problemet e formës që lidhen me këto ndalesa të vazhdueshme. Së dyti është ardhja, e paralajmëruar si e afërt, e menaxherit të tij, që pritet në Torino nga fundi i muajit deri në fillim të marsit. Me këtë në mendje, fjalët e drejtorit menaxhues të Juventusit, Maurizio Arrivabene, tingëllojnë si një pritje jo miqësore për Jorge Antun.

Me pak fjalë, Juventus dikton rregullat (propozimi i fundit në kohë: tavani maksimal i mundshëm, 7 milionë euro në sezon, për 4 vjet) por vetë klubi (ose një pjesë e tij) tani reflekton edhe për fizikun e lojtarit që të paktën prej dy sezonesh (më mirë, duke filluar nga problemi që pati në Ligën e Kampionëve në ndeshjen kundër Lyonit në gusht 2020, me Sarrin ende në stol) ka treguar një farë brishtësie fizike shqetësuese. Brenda klubit, pavarësisht moshës 28-vjeçare të argjentinasit, diskutimi në fakt është hapur dhe shumë kanë pyetur veten nëse një angazhim ekonomik i këtij niveli është i përshtatshëm në këtë moment. Dyshim për të cilin vetë Dybala është i vetëdijshëm e që ka sjellë paralajmërimin e Arrivabene. Në të vërtetë, në stafin e argjentinasit merr formë bindja se Juve ka hyrë në perspektivën e "dorëzimit" të lojtarit, duke e konsideruar lamtumirën e tij me parametër zero jo një "tragjedi", as nga pikëpamja ekonomike dhe as nga ajo sportive. Askush nuk dyshon në cilësitë e lojtarit, por ka nga ata që shtyjnë për të ndryshuar faqe. Dhe ky, ndoshta është lajmi i vërtetë që ka dalë në 15 ditët e fundit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI