Flash

"Telefonata" e Pairetto "juventinit" i kushton skualifikimin: merret vendimi për Mourinhon

Lapsi.al 22 February 2022
"Telefonata" e Pairetto "juventinit" i kushton

Pas prangave ndaj Tagliaventos në kohën e Interit, në një ndeshje kundër Sampdorias që e përfundoi me nëntë lojtarë, radhën e pati telefoni. Jose Mourinho nuk pati një përjetim normal të sfidës me Veronën në të cilën Roma e tij barazoi 2-2 dhe kjo u kuptua që me topin e goditur me zemërim në tribunë e pas tij edhe disa shishe uji, përpara se të merrte kartonin e kuq. E megjithatë, portugezi e ka pësuar nga fraza e thënë në drejtimin e arbitrit Pairetto. Mourinho imitoi gjestin e telefonit ndaj arbitrit dhe bërtiti akuza të rënda si "Të dërgoi Juventusi", fakte që i kanë kushtuar një skualifikim për dy ndeshje Special One e 20 mijë euro gjobë.

Zemërimi i portugezit nuk u shua, përkundrazi vazhdoi në dhomat e zhveshjes, duke kërkuar – siç raportoi La Stampa – për kontaktin me arbitrin në tunelin e dhomave të zhveshjes, duke bërtitur dhe e akuzuar për gjithçka: “Të kanë dërguar me qëllim, të ka dërguar Juventusi...”.

Akuza të rënda që bënë që një pjesë e madhe e drejtuesve të verdhekuqve t'i kërkonin falje për një kohë të gjatë arbitrit të ndeshjes për sjelljen e trajnerit, por jo Tiago Pinto, me menaxherin e përgjithshëm verdhekuq që gjithashtu ka marrë skualifikimin nga Gjykatësi Sportiv deri në 8 mars.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI