Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Inzaghi buzëqesh, blerja e janarit gati për debutim: Gosens drejt grumbullimit për Genoan

Lapsi.al 22 February 2022
Inzaghi buzëqesh, blerja e janarit gati për debutim: Gosens drejt

Një pikë në tre ndeshjet e fundit dhe humbja me Liverpool. Për tu larguar nga mini-kriza e dimrit që goditi Interin, Simone Inzaghi së shpejti do të mund të llogarisë edhe shpejtësinë e Robin Gosens, i cili pas gati pesë muajsh i ndaluar për shkak të një dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së djathtë është gati të kthehet në fushë dhe tashmë mund të thirret për ndeshjen e Marassit kundër Genoas të premten në mbrëmje.

Siç raporton Sky Sport, goditja e zikaltërve e merkatos së janarit po jep përgjigje të kënaqshme dhe po shkon drejt thirrjes së parë në funksion të ndeshjes Genoa-Inter. Sigurisht jo për t'u aktivizuar si titullar, por për të qëndruar me skuadrën, për të ripërjetuar atmosferën e ndeshjes e ndoshta edhe për të dalë në fushë për disa minuta.

Lajm i shkëlqyer për Inzaghin, që ka nevojë për forca të reja për të rifilluar pas një periudhe negative dhe që buzëqesh edhe për rikthimin në grup të Matias Vecinos, i cili ka rikuperuar nga problemi në gju dhe ka rifilluar stërvitjet me pjesën tjetër të grupit. Në infermieri, mbetet vetëm Tucu Correa, i cili vazhdon punën i diferencuar dhe për rikthimin e të cilit duhet pritur edhe disa ditë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI