Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

E merrte me vete në stadium: Noemi është ekonomistja që është futur mes Tottit e Ilary

Lapsi.al 22 February 2022
E merrte me vete në stadium: Noemi është ekonomistja që

Ndërsa Ilary Blasi ndodhet në Milano dhe publikon histori në Instagram me gjuhë përjashtë – një vetëm, një me menaxherin e saj – në Romë del emri i vajzës që prej javësh tashmë është pranë Francesco Tottit. Një mike e veçantë, ndoshta diçka më shumë: quhet Noemi Bocchi, është 34 vjeçare, e divorcuar me dy fëmijë. Natyrisht, askush nuk e konfirmon: as ajo dhe as rrethi i Totti-Blasit sepse momenti është delikat dhe janë pesë fëmijët (tre të tij, dy të saj) për t'u mbrojtur si prioritet.

Ajo që dihet është se Noemi, e diplomuar për administrim biznesi, prej muajsh qëndron përkrah ish-kapitenit të Romës: fillimisht si mikeshë, pastaj diçka më shumë. Ajo ishte në stadium me të në Roma-Genoa, disa rradhë më tutje dhe sapo emri i saj doli zbuluar, në foto ajo dallohet teksa vështrimi i saj ishte mbi Francescon nga tribuna e Olimpico. E apasionuar pas padelit, si Totti, një profil privat në Instagram, në nëntor ishte larguar nga një festë, siç tregon Repubblica, për të shkuar te ish-numri 10 që kishte bërë një aksident të vogël me makinë. Që nga ai moment thashethemet për lidhjen e tyre janë intensifikuar edhe për shkak se ata janë pikasur në Monte Carlo, por askush nuk kishte folur për këtë deri dje, kur u përhap lajmi për krizën mes Tottit dhe gruas së tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI