Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Krahasohej me Messin, tani luan në Kinë e shkatërroi një McLaren prej 600 mijë euro

Lapsi.al 23 February 2022
Krahasohej me Messin, tani luan në Kinë e shkatërroi një

Kur mbërriti në Spanjë te Cordoba në vitin 2013, nga Brazili, me shumë përulësi Paulo Henrique Soares dos Santos, i njohur si Paulinho, u krahasua me Lionel Messin. Shtatë vjet pas atyre deklaratave të gabuara, anësori brazilian po luan në Kinë, me Shanghai Port, e edhe ky është gjithashtu një lajm. Mirëpo, ajo që 27-vjeçari ka bërë ditët e fundit bie më shumë në sy: gjatë pushimeve në Brazil me gruan e tij, ai shkatërroi një McLaren prej 600 mijë eurosh duke u përplasur me një pemë…

Ndoshta Paulinho ka dashur të përjetojë emocionin e të qenit vërtet si Messi, të paktën në shpejtësi, dhe për këtë ka shtyrë pedalen e gazit të McLarenit të tij portokalli, me një çmim prej 600 mijë eurosh, përtej limiteve. E për shkak edhe të rrugës së lagur, ai përfundoi të përplasej kundër një peme. Rezultati? Pjesa e përparme e makinës së shtrenjtë sportive u shkatërrua plotësisht, por braziliani dhe gruaja e tij për fat nuk u dëmtuan.

Paulinho, megjithatë, nuk dukej shumë i impresionuar nga ajo që ndodhi: “Ne tashmë po shikojmë një tjetër McLaren”, tha ai për mediat braziliane. “Kemi foto dhe video të një modeli që na pëlqen”. Gruaja e tij shtoi: “Atij i pëlqeu shumë ajo makinë dhe ëndërron të blejë një tjetër. Ajo që u përplas mund të riparohet, por do të duhej të importonin pjesët dhe riparimi do të kushtonte shumë. Do të kërkonte gjithashtu kohë dhe energji dhe Paulinho duhet të fokusohet në futbollin e tij dhe të jetë një profesionist i mirë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI