Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

FOTO/ Kongo fitoi Kupën e Afrikës për shkolla, por plasin dyshimet për mashtrim: “Janë vërtetë 15 vjeç?”

Lapsi.al 23 February 2022
FOTO/ Kongo fitoi Kupën e Afrikës për shkolla, por plasin
FIFA, në orët e fundit, ka përgëzuar skuadrën U 16 të Republikës Demokratike të Kongos për fitimin e African School Champions Cup, por nuk mungojnë polemika. Në fakt, skuadra fituese akuzohet për mashtrim, ose më saktë, shumë venë në pikëpyetje moshën e lojtarëve. Turneu dyditor u zhvillua gjatë fundjavës në Kinshasa, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Kongos. Gara u organizua nga FIFA me qëllim promovimin e zhvillimit të futbollit në kontinentin afrikan. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mori pjesë në finale dhe ia dorëzoi trofeun ekipit fitues dhe, në një intervistë, vlerësoi mbajtjen e një turneu të suksesshëm. Vendasit mundën 3-1 Senegalin në finale dhe fituan trofeun, por festa nuk zgjati shumë. Madje, nga shumëkush është kërkuar që të kontrollohet mosha e lojtarëve. Federata Ndërkombëtare ka postuar në faqen e saj zyrtare një video me intervistën e Infantinos dhe pamjet e ceremonisë së fitores, por asnjë plan nga afër të lojtarëve. Megjithatë, disa foto të ngjarjes qarkullojnë në internet dhe dyshimet janë të shumta. "Unë jam një njeri i lumtur sonte - tha Infantino - Të shohësh ata fëmijë të buzëqeshur, djem dhe vajza, me gëzim në sytë e tyre është e mrekullueshme. Kjo është bukuria e futbollit. Republika Demokratike e Kongos bëri një punë të shkëlqyer duke organizuar këtë event, i cili është edicioni i parë i një kompeticioni fantastik që do të bëhet një nga më të mëdhenjtë jo vetëm në Afrikë, por edhe në mbarë botën.” Infantino është i lumtur, por polemikat nuk mungojnë. A janë vërtet fituesit nën 16 vjeç? Gazetari afrikan i futbollit, Thomas Kwenaite, mendon se jo: "Nuk duhet të jesh shkencëtar për të parë se ka të bëjë me truke për moshën, ata po maskohen si 15-vjeçarë. Ndoshta e kam gabim, por gjuha e trupit të tyre sugjeron që thellë brenda vetes e dinë se ajo që po bëjnë është krejtësisht e gabuar dhe është turp të shtiresh 14 dhe 15 vjeç kur në realitet po i afrohen të 40-ave dhe moshës së pensionit”. Kwenaite më pas i bëri thirrje organizmit botëror të futbollit që të hetojë këtë çështje: "FIFA gjithashtu duhet të ulë kokën me turp për lejimin që ky mashtrim flagrant të vazhdojë". Gazetari nuk është i vetëm që kërkon qartësi.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI