Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Video/ "Lufta dhe paqja" në Champions: United e shpëton një 19 vjecar, Haller shënon në të dy portat në tre minuta

Lapsi.al 23 February 2022
Video/ "Lufta dhe paqja" në Champions: United e shpëton

Dy barazime të luftuara që në fund lënë gjithcka të hapur për ndeshjet e kthimit. Ka ndodhur pothuaj njësoj si në Wanda Metropolitano mes Atleticos e Manchester United, ashtu dhe në Lisbonë ku Benfica në fund ka marrë një 2-2 përballë Ajax.

ATLETICO MADRID 1-1 MANCHESTER UNITED

Ndeshja e parë e 1/8 së Ligës së Kampionëve përfundoi në barazim mes Atletico Madrid dhe Manchester United, të cilët u ndalën në 1-1 në Wanda Metropolitano. Colchoneros, me Griezmann dhe Suarez në stol, kaluan në avantazh në minutën e 7 me goditjen me kokë me zhytje të Joao Felix. Atletico gati dyfishoi disa herë, por në rastin e parë që i la Unitedit, pësoi barazimin nga 19 vjecari Elanga në minutën e 80. Traverse për Llorente dhe Griezmann. Manchester United duhet të falenderojë kështu suedezin Elanga që hyri në të 75' e pak më pas barazoi një ndeshje që Atletico Madrid e kishte në dorë e do të kishte merituar të fitonte (një gol, dy traversa e dominim i lojës për një kohë të gjatë). Simeone kafshon duart, sepse kthimi në Angli pas këtij 1-1 paraqitet shumë më i vështirë.

BENFICA 2-2 AJAX

Në Stadio da Luz të Lisbonës, në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve, Benfica dhe Ajax e mbyllën 2-2. Skuadra holandeze mori avantazhin në minutën e 18 me prekjen inteligjente të Tadic. Autogoli i Haller i bëri shifrat 1-1 në minutën e 26, por sulmuesi nga Bregu i Fildishtë pati nevojë vetëm për tre minuta për të shënuar golin e avantazhit të dytë në portën e duhur këtë herë. Golashënuesi më i mirë i këtij edicioni (11 gola) shpërdoroi rastin për tris, duke i dhënë mundësinë Yaremchuk të barazonte rezultatin në 2-2 në minutën e 72. Nuk ekziston një ndeshje e dorës së dytë në 1.8 e Champions e në Lisbonë, Benfica dhe Ajax prodhojnë një 2-2 të shkëlqyer, të përbërë nga nerva, kartonë të verdhë, driblime dhe një shije patriotizmi. Në gjysmën e parë të lojës ndodhi gjithçka, nga avantazhi i Tadic deri te autogoli i Haller, që më pas shënoi në portën e duhur. Në pjesën e dytë Yaremchuk barazoi me një goditje me kokë dhe shfaqi me krenari simbolin e vendit të tij, i shqetësuar për fatet e Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI