Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Federata italiane heton plusvalencat: kontestohen operacione për 60 milionë euro ndaj Juventus, e 19 ndaj Napolit

Lapsi.al 24 February 2022
Federata italiane heton plusvalencat: kontestohen operacione për 60

Inspektorët e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) kanë mbyllur hetimet për fitimet kapitale, të konsideruara false, të disa klubeve italiane pas ndërhyrjes në Covisoc. Një hetim tjetër, pa lidhje me atë të Prokurorisë, që punon për kontabilitet të rremë, por që përfshin të njëjtat klube. Sipas asaj që ka zbuluar “La Stampa”, janë disa transaksione të kontestuara vitet e fundit, në total prej dhjetëra e dhjetëra milionë eurosh.

Në një dosje prej 60 faqesh flitet për "transaksione të karakterizuara nga një mbivlerësim sistematik i konsideratës për shitjen e të drejtave të përfaqësimit të lojtarëve dhe një korrespodencë po aq sistematike në kompensimin e konsiderueshëm financiar midis vlerave që u atribuohen nga shoqëritë të drejtave të shkëmbyera”.

Ndër klubet kryesore të përfshira janë Juventusi dhe Napoli. Shoqërisë bardhezi i kontestohen 35 transaksione për një total prej 60.3 milionë euro fiktive nga viti 2019 deri në vitin 2021, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, 8 milionë për Aké dhe 20 milionë për Auderon, ndërsa operacionet e Arthur-Pjanic dhe Danilo-Cancelo janë përjashtuar.

Sa i përket klubit të kaltër, janë 19.3 milionë të diskutueshëm dhe që lidhen me transferimin e Osimhen nga Lille për 71.2 milionë me përfshirjen e katër shkëmbimeve teknike (Karnezis plus të rinjtë Liguori, Manzi dhe Palmieri): vlera të fryra, fillimisht për Covisoc e tani edhe për FIGC.

Në shënjestër të FIGC janë edhe Ferrero dhe Preziosi për Sampdorian dhe Genoan, përveç Empolit të Corsit. Të gjitha, sipas situatës aktuale, rrezikojnë kryesisht gjoba apo sanksione administrative, ndërsa disa shqetësime më shumë kanë të bëjnë me Pescarën, Parmën dhe Pisën, të cilët kanë marrë në këtë mënyrë “të paligjshme” kriteret e regjistrimit në kampionate. Gjithsej janë 11 klube në rrezik referimi: përveç të lartpërmendurve, janë edhe Novara, Chievo dhe Pro Vercelli.

Edhe lojtarët e përfshirë, rreth gjashtëdhjetë, mund të dëgjohen nga hetuesit, për të kuptuar nëse ata vetë kishin dijeni për vlerat e fryra.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI