Flash

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Shqipëria po humbet konsumatorë, por shton biznese; 59 ndërmarrje për 1.000 banorë

Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i ndërmarrjeve aktive vijon të rritet, popullsia po tkurret, duke krijuar një kontrast mes zgjerimit të sipërmarrjes dhe bazës së konsumatorëve vendas. Sipas INSTAT, në fund të vitit 2025 në Shqipëri numëroheshin 137.892 ndërmarrje ekonomike aktive, […]

20:40

Zinchenko i uron vdekjen Vladimir Putin: postimin e lojtarit të City e zhdukin pas pak minutash

Lapsi.al 24 February 2022
Zinchenko i uron vdekjen Vladimir Putin: postimin e lojtarit të City e
Oleksandr Zinchenko i uron vdekjen Vladimir Putinit në Instagram, por 'story' zhduket pas pak minutash. Lojtari i Manchester City akuzon rrjetin e famshëm social se e ka fshirë. 25-vjeçari pak ditë më parë ka dashur të shprehë publikisht opinionin e tij për situatën delikate politike që po përjeton vendi i tij. Lojtari kishte publikuar një postim në Instagram për të shprehur shqetësimin e tij: “E gjithë bota e qytetëruar është e shqetësuar për situatën në vendin tim. Nuk mund të qëndroj indiferent dhe dua të pohoj këndvështrimin tim. Vendi im është në këtë foto. Vendi ku linda dhe u rrita. Një vend ngjyrat e të cilit i mbroj në skenën sportive ndërkombëtare. Një vend që ne po përpiqemi ta bëjmë të famshëm dhe ta zhvillojmë. Një vend, kufijtë e të cilit duhet të mbeten të paprekur. Vendi im është i ukrainasve dhe askush nuk do të mund ta marrë kurrë. Ne nuk do të dorëzohemi. Lavdi Ukrainës”.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Alex Zinchenko (@zinchenko_96)

Megjithatë, orët e fundit situata është përkeqësuar. Gjatë natës, presidenti rus njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë, duke kërcënuar me pasoja për këdo që ndërhyn. Kështu, Zinchenko është kthyer të flasë, duke i'a besuar gjithmonë fjalët e tij rrjeteve sociale. Oleksandr postoi një foto të Vladimir Putinit në historitë e tij në Instagram dhe shkroi: "Shpresoj të vdesësh nga vdekja më e dhimbshme". Por postimi, pas pak minutash, u zhduk. Lojtari i Manchester City, siç raporton Daily Mail, pretendon se ka qenë rrjeti i famshëm social që ka fshirë dhe censuruar postimin e tij. Tabloidi ka kontaktuar Instagram për koment, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Sulmi rus në Ukrainë filloi në agim. Vladimir Putin e bëri të ditur këtë në TV kur në Moskë ishte pothuajse ora 6:00. Presidenti rus, ish-zyrtari i KGB-së, më pas paralajmëroi vendet e huaja që të shmangin ndërhyrjen: "Për të gjithë ata që përpiqen të ndërhyjnë nga jashtë, përgjigja e Rusisë do të çojë në pasoja që nuk i keni përjetuar kurrë". Sapo mbaroi fjalimi i Putinit në TV, mbërritën raportet e para për shpërthime në Kiev dhe qytete të tjera të Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI