Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Shorti i Conference League në duart e Altin Lalës: ish-kapiteni do të jetë përfaqësuesi i Shqipërisë si pritëse e finales

Lapsi.al 24 February 2022
Shorti i Conference League në duart e Altin Lalës: ish-kapiteni do

Ka nisur tashmë numërimi mbrapsht për finalen e madhe të UEFA Europa Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë në stadiumin Air Albania. Kjo sepse, nesër në ambientet e selisë së UEFA-s në Zvicër do të hidhet shorti i fazës së 1/8 i së këtij kompeticioni, pasi të jenë mësuar tetë skuadrat që do të kualifikohen nga ndeshjet e playoff (ndeshjet do të zhvillohen mbrëmjen e sotme).

Si vendi organizator, Shqipëria do të ketë të pranishëm një përfaqësues në shortin e ditës së nesërme. Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili do të ndjekë nga afër këtë ceremoni dhe së bashku me përfaqësues të UEFA-s do të tërheqë goglat për të përcaktuar çiftet e fazës së 1/8: “Për faktin që është finalja e parë e një aktiviteti kaq madhor për Shqipërinë, natyrisht që ndihem edhe unë krenar që marr pjesë në këtë short dhe të jem i ftuar nga UEFA - tha Lala në një prononcim për fshf.org -. Është e jashtëzakonshme për mua dhe shpresoj që edhe ne si Federatë, si shtet, si komb, ta justifikojmë këtë finale duke i bërë organizimin e mirë dhe mikëpritjen, që në fakt është virtyti ynë. Besoj se do jetë një festë shumë e bukur”!

Ish-mesfushori kuqezi ka vazhduar më tek: “Nuk do e kishim menduar më parë që do kishim fatin që në Shqipëri të zhvillohej një ndeshje e këtyre përmasave. Kjo tregon edhe punën që Federata ka bërë ndër vite dhe vlerësimin që UEFA i ka bërë FSHF-së, duke i besuar zhvillimin e kësaj finaleje. Gjithashtu edhe stadiumi, që është shumë i bukur. Unë kam luajtur në shumë vende, por stadiumi në Tiranë është me të vërtetë i jashtëzakonshëm", përfundoi Lala.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI