Flash

Video/ Malinovsky udhëheq Atalantën, dygolësh e tregon fanellën e luftës: dështon Lazio

Lapsi.al 24 February 2022
Video/ Malinovsky udhëheq Atalantën, dygolësh e tregon

"No War" një fanellë kundër luftës në Ukrainë, pas agresionit të Rusisë, e treguar pikërisht nga një ukrainas që shënoi dygolësh për ti dhënë Atalantës kualifikimin në 1/8 e Eruopa League. Në ndeshjet e kthimi të playoff të kompeticionit, bergamaskët u kualifikuar në Greqi e, bashkë me ta, edhe Sevilla, Porto e Leipzig.

DINAMO ZAGREB 1-0 SEVILLA

Dinamo e Zagrebit, nuk përmbush dot rikuperimin drejt kualifikimit përballë Sevillas që kalon në 1/8 e kompeticionit. Kroatët fitojnë 1-0, e pamjaftueshme për të përmbysur 3-1 e arritur nga spanjollët në ndeshjen e parë dhe eliminohen. Në pjesën e parë miqtë u treguan të rrezikshëm sidomos me iniciativat e Papu Gomez dhe disa tentativa të Rafa Mir, të cilit i mungoi precizioni. Ndeshja ndryshoi pak pas një orë loje, kur Acuña preku me topin me krah në zonën e tij duke i lejuar kroatëve një penallti: nga pika e bardhë Orsic kaloi vendasit në avantazh. Sulmi final i Dinamo Zagreb, në epërsi numerike pas kartonit të kuq ndaj Delaney në të 91-ën, nuk e ndryshoi rezultatin dhe Sevilla, edhe pse me shumë vuajtje, kalon në raundin tjetër, duke treguar edhe një herë konfidencën e madhe me Europa League.

LAZIO 2-2 FC PORTO

Lazio e Strakoshës barazoi 2-2 në Olimpico kundër Portos në ndeshjen e dytë të play-off të Europa League dhe u eliminua nga kompeticioni. Bardhekaltrit, që vinin nga humbja e ndeshjes së parë, e nisën mirë takimin dhe e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 19' me Immobile. Portugezët megjithatë barazuan në të 31' me penalltinë e Taremit, që nuk e pati të vështirë të mposhte portierin shqiptar. Në pjesën e dytë, luzitanët luajtën më mirë dhe në të 68' gjetën golin e përmbysjes me Uriben. Lazio barazoi ndeshjen, por goli i Cataldit në minutën e 95-të nuk i pengoi djemtë e Conceicaos të kalojnë në raundin e ardhshëm.

REAL SOCIEDAD 1-3 RB LEIPZIG

Leipzig gjen suksesin në transfertë ndaj Real Sociedad dhe kapërcen pengesën për të shkuar në 16 më të mirat e Europa League. Gjermanët u imponuan 3-1 dhe, pas barazimit 2-2 në Gjermani, eleminuan një nga pretendentët e mundshëm për turneun. Në Royal Arena në San Sebastian, miqtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 39-të, kur Orban shtyu në rrjetë penalltinë e grushtuar nga Ryan ndaj André Silvës. Sulmuesi portugez shlyen gabimin pas çerek ore lojë të pjesës së dytë, duke i cuar shifrat në 2-0. Real Sociedad nuk u dorëzua dhe rihapi diskutimin kualifikues në minutën e 67-të me Zubimendin, i cili kontrolloi një goditje me kokë të Januzajt në zhvillimin e goditjes së lirë duke e dërguar topin aty ku portieri nuk mund të arrinte. Në minutën e 89-të, megjithatë, Forsberg shënoi penalltinë e dytë të mbrëmjes dhe firmosi rezultatin final 3-1, që vlen kalimin e raundit për Leipzig.

OLYMPIACOS 0-3 ATALANTA

Atalanta nuk gaboi dhe arriti në 1/8 e Europa League: Hyjnesha, në fakt, dominoi ndeshjen e kthimit kundër grekëve dhe kaloi 3-0 Olimpiakos. Djemtë e Gasperinit e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 40-të me devijimin e Maehle, më pas Malinovskyi u kujdes, me një dygolësh në minutat 66 dhe 69, për të mbyllur ndeshjen, duke i dhënë skuadrës bergamaske kualifikimin, të cilin e festoi duke treguar fanellën kundër luftës në mbrojtje të Ukrainës së tij. "No war" ishte mesazhi mbi fanellë, fati ndoshta e donte që të shënonte pikërisht një ukrainas që donte ti tregonte botës sa e tmerrshme është lufta.

Europa League Knockout Round Play-offs

Dinamo Zagreb 1-0 Sevilla

Lazio 2-2 FC Porto

Olympiacos 0-3 Atalanta

Real Sociedad 1-3 RB Leipzig

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI