Flash

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

Video/ Vitesse përmbys Rapid në kthim: Slavia kalon pa probleme, PAOK kishte nevojë për penalltitë

Lapsi.al 24 February 2022
Video/ Vitesse përmbys Rapid në kthim: Slavia kalon pa probleme, PAOK

Tre skuadrat e fundit që kualifikohen në 1/8 e Conference League, pas ndeshjeve të kthimit të playoff janë Vitesse, Slavia Prague dhe PAOK. Grekët e patën më vështirë për të siguruar kalimin e turit, duke e cuar te penalltitë ndeshjen me Midtjylland falë fitores 2-1 për tu kualifikuar më pas. Vitesse përmbysi Rapid Vienne duke eleminuar austriakët, ndërsa Slavia fitoi edhe ndeshjen e dytë ndaj Fenerbahce.

Cekët morën të njëjtin rezultat si në ndeshjen e parë përballë Fenerbahce. Turqit, që ishin mundur në shtëpi 2-3, nuk mundën të bënin më shumë edhe në kthim, duke e përfunduar sfidën me rezultatin e përgjithshëm 6-4. Schranz hapi serinë e golave në minutën e 19, ndërsa Sor dyfishoi 8 minuta më pas. Yandas rihapi lojën për pak caste, përpara se Sor të kompletonte dygolëshin personal në minutën e 63. Në gol edhe Berisha në fund të kohës së rregullt por që nuk mjaftoi për të avancuar më tej.

Vitesse ia doli të përmbysë humbjen 2-1 ndaj Rapid me një 2-0 që i nxjerr përpara në 1/8 e Conference League. Grbic dhe Bero e zgjidhën situatën që në pjesën e parë, duke i dhënë hollandezëve të drejtën për të shkuar në raundin tjetër.

Kualifikim i vështirë për PAOK, që përmbysën humbjen e parë kundër Midtjylland. Zivkovic dhe Vieirinha shënuan dy gola në pjesën e parë, duke prekur kalimin për në 1/8, por 10 minuta nga fundi Hoeegh e coi ndeshjen në shtesë e më pas tek penalltitë ku grekët nuk humbën asnjë e vendimtar rezultoi gabimi i Meyer për miqtë, në penalltinë e parë të goditur nga Midtjylland.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI