Flash

Zyrtare/ Gosens firmos për Inter: Inzaghi merr anësorin që donte, por nuk e përdor dot deri në fund të shkurtit

Lapsi.al 27 January 2022
Zyrtare/ Gosens firmos për Inter: Inzaghi merr anësorin që donte,

Robin Gosens është një lojtar i ri i Interit. Anësori gjerman kishte mbërritur në Milano në mëngjes për ekzaminimet mjekësore, të cilat i paraprinë kalimit të tij te zikaltrit. Ish-lojtari tashmë i Atalantës ka kaluar testet fizike në Coni dhe Humanitas di Rozzano dhe pastaj ka shkuar në selinë e klubit të tij të ri për të nënshkruar kontratën katër vjeçare e gjysmë, deri në qershor të vitit 2026.

Klubit bergamask do ti shkojnë mes 25 e 27 milionë euro, përfshirë bonuset. Gosens mbërrin te zikaltrit si huazim me një detyrim blerje në 18 muaj. Lojtari i lindur në vitin 1994, është përforcimi i parë i merkatos së janarit për Interin dhe do të jetë në dispozicion të Inzaghit vetëm nga fundi i shkurtit, pasi është duke u rikuperuar nga një dëmtim muskulor. Në fakt, gjermani është ndalur që në datën 29 shtator, kur ndaj Young Boys pësoi një dëmtim të shkallës së tretë në bicepsin e femurit të kofshës së djathtë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI