Flash

Video/ Moutinho hesht Old Trafford 8 minuta nga fundi: 2022 nis keq për Ronaldon e United

Lapsi.al 3 January 2022
Video/ Moutinho hesht Old Trafford 8 minuta nga fundi: 2022 nis keq për

Nis me një zhgënjim të madh viti i ri i Manchester United. Të besuarit e Rangnick humbasin në shtëpi përballë Wolverhampton, të dënuar 1-0 nga goli i Joao Moutinhos në minutën e 82-të. Hap fals i rëndë për Djajtë e Kuq, që ndërpresin serinë e tetë rezultateve pozitive radhazi, të ndaluar nga traversa e Bruno Fernandes në mesin e pjesës së dytë. Në renditjen e Premier League, ata mbeten të gozhduar në vendin e shtatë.

Manchester United pengohet në shtëpi ndaj Wolverhampton dhe prish festimet e fillimvitit. Djajtë e Kuq shemben 1-0 dhe ndërpresin ecurinë e tyre drejt zonës Champions, të ndalur në vendin e shtatë në kuotën e 31 pikëve. Pjesa e parë ishte e komplikuar për djemtë e Rangnick, që vuajtën në ndërtimin e lojës dhe në imponimin e tyre në gjysëmfushën kundërshtare. Më aktivi rezultoi De Gea, i vëmendshëm në kundërsulmin e Podence dhe plastik në goditjen e Ruben Neves nga jashtë dhe në tentativën e Semedos. Raul Jimenez gjithashtu trembi United, por goditja e tij me kokë nuk shënjestroi portën.

Në pjesën e dytë, ritmet u ngritën vetëm pas rreth njëzet minutash, kur vendasit shtuan intensitetin dhe u bënë të rrezikshëm. Bruno Fernandes shfrytëzon krosimin e ulët të Matic, por goditi traversën, ndërsa Ronaldo pa t'i anulohet një gol për pozicion jashtë loje. Wolves rezistuan dhe u rritën në fund të takimit. Paralajmërimi erdhi nga goditja e dënimit e Saïss, që goditi pjesën e lartë të shtyllës (por De Gea ishte në trajektore). E në minutën e 82-të Moutinho kontrolloi një top të kthyer me kokë nga mbrojtja kundërshtare dhe siluroi portën e De Geas për golin e 1-0. Në shtesë të plotë, goditja e dënimit e Bruno Fernandes frikësoi Wolverhampton, por José Sà fluturoi dhe bëri të pamundurën duke shpëtuar rezultatin. Humbja ndërpret kështu serinë e tetë rezultateve pozitive radhazi të Manchester United, katër pikë prapa vendit të katërt. Wolves janë tani në vendin e tetë, tre pikë prapa tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=jOsP3UXLbpU

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI