Flash

Vit i ri trajner 'i vjetër', Partizani zyrtarizon Mehmetin: në verë ndryshime radikale

Lapsi.al 3 January 2022
Vit i ri trajner 'i vjetër', Partizani zyrtarizon Mehmetin:

Një lajm që qarkullonte, por sot në daljen e parë të vitit të Partizanit në stërvitje ka marrë zyrtarizimin. Dritan Mehmeti do të jetë trajneri i të kuqve, me detyrën për të udhëhequr skuadrën deri në fund të kampionatit. Lajmi është konfirmuar nga postimi në faqen zyrtare të klubit ku thuhet se "me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit".

Pas largimit konsensual të Ilir Dajës nga pankina kryeqytetase, drejtuesit e klubit kanë menduar për një zgjedhje loë-coast, duke i besuar drejtimin e Partizanit një njohje të vjetër të skuadrës, pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 - 19, sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e asistentit të Skënder Gegës. Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21, por renditja e komplikuar me të kuqtë pothuaj jashtë cdo objektivi, kanë bërë që drejtuesit të mendojnë për një zgjidhje pa shpenzime të mëdha e që nuk do të jetë nën presion objektivash.

Nëse do të mbërrijë (duke parë se ka shumë ndeshje përpara) një pozicionim në zonën Europiane të renditjes, atëherë më mirë akoma, por idea është që në verë gjërat të ndryshojnë në mënyrë radikale te Partizani që, nën drejtimin e trajnerit Mehmeti, sot ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv "Fooball Republic" për takimin ndaj Egnatias.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI