Flash

"E infektoi ai Messin me Covid": fyerje në rrjetet sociale ndaj një dj argjentinas

Lapsi.al 3 January 2022
"E infektoi ai Messin me Covid": fyerje në rrjetet sociale ndaj

Të gjithë janë hedhur kundër DJ argjentinas Fernando Palacio, i fyer në rrjetet sociale pasi akuzohet se i ka transmetuar Covidin Lionel Messit. Kjo është historia e shëmtuar që, siç raporton gazeta franceze Le Parisien, mbërrin nga Amerika e Jugut. Fatkeqi Palacio është detyruar madje të postojë një test negativ në Instagram për të vërtetuar se nuk ia ka transmetuar ai virusin “Pleshtit”. “Është faji i tij?” është insinuata e përsëritur rregullisht pasi DJ kishte publikuar një foto të realizuar me Messin në një festë një javë më parë, duke falënderuar lojtarin e PSG-së dhe të afërmit e tij që e lejuan të merrte pjesë.

Palacio kishte marrë pjesë disa ditë më parë në një mbrëmje tjetër ku ishin identifikuar disa raste me Covid-19 mes pjesëmarrësve. Mjaftueshëm për ta paditur, siç shpjegoi ai vetë në një histori në Instagram të dielën. "Sapo u zgjova dhe mora shumë mesazhe, jam bërë trend në Tëitter sepse Messi doli pozitiv me Covid dhe njerëzit thonë se e infektova unë. Kam marrë shumë mesazhe private dhe disa njerëz shkuan aq larg sa më quajtën vrasës”, tha ai.

I infektuar nga Coronavirus dhe i detyruar të humbasë rikthimin e kampionatit me PSG-në pas pushimit dimëror, shtatë herë Topi i Artë është aktualisht i bllokuar me familjen e tij. "Leo është në kontakt me shërbimin mjekësor të klubit. Kur të jetë negativ, ai do të kthehet tek ne. Ai është në Argjentinë. Nga ai moment e tutje do të shohim nëse ai mund të luajë," tha trajneri Mauricio Pochettino.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI