Flash

"Situatë e nxehtë", çështja Lukaku, sot takimi me Chelsean e Tuchel: ja çfarë pritet të ndodhë

Lapsi.al 3 January 2022
"Situatë e nxehtë", çështja Lukaku, sot takimi

Intervista e polemikave, reagimi i Tuchel, përjashtimi nga ndeshja ndaj Liverpool: Romelu Lukaku dhe Chelsea do të përballen me të gjitha këto në takimin e sotëm ku do të marrë pjesë edhe tekniku gjerman. Situata është fluide, Blues nuk duan (dhe nuk mund) të humbasin një lojtar të paguar 115 milionë euro vetëm pak muaj më parë, por belgu ka bërë të ditur se “situata është e nxehtë” ndaj çdo skenar mbetet i hapur.

Nëse dje, pas 2-2 ndaj Reds, Tuchel kishte përdorur diplomacinë duke thënë: "Ka gjithmonë një mënyrë për t'u kthyer mbrapsht, nuk është hera e parë që më ndodhin situata të tilla. Do të dini më shumë pasi të kemi marrë një vendim”, ajo që filtron nga njerëzit afër Lukakut tregon për një pakënaqësi ende të fortë te sulmuesi, ndoshta nuk është penduar për intervistën e dhënë pa leje.

"Nuk mund t'ju them shumë, situata është e tensionuar. Pas takimit të së hënës do të mund të flas më shumë", janë mesazhet që Big Rom i ka dërguar Tim Howard, ish-shokut të skuadrës në kohën e Manchester United, në NBC. “Mendoj se ai është i frustruar, intervista u bë vetëm sepse me Interin mbeti hapur çështja e një lamtumire të ashpër”, tha ish-portieri amerikan.

Në planet e klubit, një shitje, qoftë në formë huazimi apo plotësisht, nuk bëhet fjalë, por është e qartë se zhvillimet e ardhshme do të varen shumë nga tonet dhe konceptet e shprehura nga drejtuesit. Ditë vendimtare e sotmja.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI