Flash

Nis 'gjuetia' për lojtarët në skadencë kontrate në qershor 2022: lojtarë të rëndësishëm mund të lëvizin me kosto zero

Lapsi.al 2 January 2022
Nis 'gjuetia' për lojtarët në skadencë kontrate

Gjashtë muajt e ethshëm nga skadimi i kontratës kanë nisur sot për të gjithë lojtarët që kanë një marrëveshje me klubet e tyre deri më 30 qershor 2022: ata tashmë mund të nënshkruajnë parakontrata që mund të depozitohen vetëm duke filluar nga 1 shkurti, në fund të sesionit të merkatos së transfertës dimërore (3-31 janar). Këtë vit, si asnjëherë më parë, janë disa lojtarë të rëndësishëm që mund të ndryshojnë klub pa asnjë kosto (të paktën për sa i përket çmimit të kartonit) në sezonin e ardhshëm, si në Serie A ashtu edhe jashtë saj.

Për situatat e Dybala (rinovimi i konsideruar i kryer por njoftimi vazhdon të vonojë), Kessie (gjithçka duket se është ndalur) dhe Brozovic (së shpejti takimi i ri, ka optimizëm mes palëve) është folur prej kohësh, duke pasur parasysh peshën specifike që kanë te Juventus, Milan dhe Inter, por ditët e fundit është përfolur edhe për Insigne: lamtumira me Napolin duket gjithnjë e më afër për të provuar aventurën kanadeze në Toronto. Në Itali ka shumë lojtarë të tjerë në afat skadence, nga Belotti te Romagnoli për të kaluar te Perisic, Bernardeschi, Luiz Felipe, Cuadrado, Freuler, Mertens dhe Mkhitaryan.

Jo se në Evropë gjendja është më e mirë: lista e top-lojtarëve që do të shkojnë në skadencë nis nga Mbappé, ëndrra e Real Madridit dhe vazhdon me Pogba, gjithashtu në sy të Blancos, Dembélé që do të largohet nga Barcelona, përvec lojtarëve si Rudiger, Ginter (në shënjestër të Inter), Azmoun (i pëlqen Atalantas) dhe Di Maria. Gjuetia për lojtarët më parametër zero ka nisur...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI