Flash

I deklaroi dashurinë Wanda Naras, Icardi shkarkon truprojën me urgjencë

Lapsi.al 30 December 2021
I deklaroi dashurinë Wanda Naras, Icardi shkarkon truprojën me

Është radha e Mauro Icardit të bëhet xheloz. Sulmuesit të PSG-së, me kapitullin China Suarez të arkivuar, nuk i ka pëlqyer afërsia e truprojës me gruan dhe menaxheren e tij Wanda Nara. Dhe mbi të gjitha disa dalje të fundit publike të tij. Siç raportojnë mediat argjentinase, lojtari nuk i ka kapërcyer veçanërisht disa nga deklaratat e Agustin Longueiras. “A ju pëlqen Wanda?” e pyeti një ndjekës. “E dua”, ishte përgjigja që tërboi Icardin.

Më pas ndjekësit i kanë bërë pyetje edhe më të nxehta truprojës. "Do të dëshironit të shkoje në shtrat me Wandan?". “Kush nuk do të donte?”, u përgjigj truproja. Dhe sërish: “Çfarë ndjen për Wandën?”, “Shumë dashuri”, “A do të fillonit një lidhje me një grua të martuar?”, “Po.” Icardit kjo gjë nuk i ka pëlqyer dhe – sipas asaj që zbuloi gazetari argjentinas Rodrigo Lussich - ai shkarkoi nga detyra truprojën.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI