Flash

Kina bëhet 'moraliste', ndalohen tatuazhet: futbollistët e kombëtares që i kanë, duhet t'i heqin

Lapsi.al 30 December 2021
Kina bëhet 'moraliste', ndalohen tatuazhet: futbollistët e

Ndalohen tatuazhet për lojtarët e Kombëtares dhe kush i ka duhet t'i heqë. Këto janë direktivat e Administratës së Sporteve në Kinë, organizmi drejtues i sporteve në Kinë. “Ata që kanë tatuazhe këshillohen t’i heqin – vijon deklarata – Në rrethana të veçanta, tatuazhet duhet të mbulohen gjatë stërvitjes dhe kompeticionit, me konsensusin e pjesës tjetër të ekipit”. Tatuazhet e trupit tradicionalisht nuk pranohen në Kinë, por po bëhen gjithnjë e më popullore tek të rinjtë.

Nga muzika te lojërat online, Kina është përpjekur muajt e fundit të rimarrë kontrollin e të rinjve dhe të imponojë vlera burrërore, në kundërshtim me një prishje morale që sipas tyre vjen nga jashtë. Në shënjestër janë edhe përmbajtjet “vulgare” të transmetuara në ekranin e vogël dhe në rrjetet sociale, të thirrura të fokusohen në vlerat “patriotike”.

Kombëtarja kineze është ende në garë për kualifikueset e botës në Katar 2022, por shanset për të avancuar më tej janë të pakta. Skuadra aziatike është në fakt është e pesta në grupin e saj kualifikues dhe vetëm dy të parët kalojnë në fazën finale.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI