Flash

"Inter nuk është në shitje": Zhang, i irrituar nga zërat, premton impenjim afat gjatë

Lapsi.al 30 December 2021
"Inter nuk është në shitje": Zhang, i irrituar nga

Klubi ka përgënjeshtruar negociatat për shitjen e Inter e tani Steven Zhang, i irrituar nga nevoja e vazhdueshme për sqarime, ka këmbëngulur se zikaltrit nuk janë në shitje dhe se angazhimi i tij është afatgjatë. Planet e presidentit janë parashikuar tashmë mes merkatos së janarit, rinovimit të kontratave dhe rifinancimit të bondit që skadon në fund të 2022.

Sipas asaj që ka sqaruar komunikata e klubit, Zhang ndodhet në Kaliforni këto ditë për cështje personale që nuk lidhen me Interin, të cilin do ta ndjekë live për Superkupën e Italisë më 12 janar. Do të jetë gjithashtu një mundësi për t'i dhënë shtysë rinovimeve të drejtuesve deri në vitin 2024 dhe gjithashtu mbylljen e çështjes Brozovic, kontrata e të cilit skadon në qershor. Sipas asaj që konfirmon Gazzetta dello Sport ka optimizëm mes palëve dhe pritet aprovimi i Suning për të vazhduar me kontratën e re.

Sa i përket merkatos së janarit, nuk do të ketë asnjë buxhet ekstra e çdo operacion eventual do të jetë i vetëfinancuar, por në të njëjtën kohë vjen edhe premtimi se çdo mundësi do të vlerësohet. Së fundi, Zhang do t'i japë dritën jeshile rifinancimit të dy bondeve ekzistuese, 375 milionë euro, të cilat do të shkrihen në një 400 milionë euro të vetme që maturohet në vitin 2027.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI