Flash

Kumbulla në listën e daljes nga Roma: "mbrojtësi i ngadaltë", për Mourinhon, mund të mbetet në Serie A

Lapsi.al 29 December 2021
Kumbulla në listën e daljes nga Roma: "mbrojtësi i

Ndërsa pret lëvizjet e ardhshme, Tiago Pinto duhet të fokusohet edhe në merkaton në dalje. Duke filluar nga dy mesfushorët Diaëara dhe Villar, të cilët janë një tepricë që Mourinho do të bënte me kënaqësi pa ta. Por janë edhe dy lojtarë të tjerë që presin të dinë fatin e tyre dhe ata janë Borja Mayoral dhe Marash Kumbulla, për të cilët ditët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Mayoral, në fakt, ka kërkuar të shkojë të luajë diku tjetër, gjë që do ta dëshironte edhe Real Madrid, pronar i kartonit të tij. Megjithatë, situata e tij është e lidhur ngushtë me atë të Felix. Nëse sulmuesi i ri verdhekuq do të hiqte dorë realisht nga Kupa e Afrikës, atëherë spanjolli do të kishte dritën jeshile për tu larguar, përndryshe Roma do ta bllokonte, sepse Mourinho nuk dëshiron të rrezikojë të mbetet me pak sulmues deri në mes të shkurtit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kumbulla, është në një situatë të komplikuar: i ardhur si premtim i madh, por me Mourinhon i përfunduar në fund të hierarkive. Shqiptari i pëlqen Fiorentinës, ku me Italianon mund të gjejë hapësira dhe minuta që nuk i ka në Trigoria. Sidoqoftë, ekzistojnë dy kundër-indikacione për shitjen e tij të mundshme. Para së gjithash, ardhja e një qendre tjetër që t'i garantojë Mourinhos të jetë i mbuluar të paktën me minimumin e nevojshëm (duke qenë se po shkohet drejt konfirmimit të mbrojtjes me tre lojtarë edhe për pjesën e mbetur të sezonit). Pastaj është edhe kosto, duke qenë se shqiptari i kushtoi Romës rreth 30 milionë euro, në negociatat komplekse të ngritura me Veronën (ku Cetin, Diaby dhe Cancellieri shkuan si pjesë shkëmbimi). Prandaj largimi i Kumbullës nuk është aspak i lehtë. Edhe pse, nëse do të vinte një ofertë e vërtetë, Roma do ta mendonte. Mjafton të thuhet se jo më vonë se një muaj më parë Mourinho e cilësoi shqiptarin si “mbrojtës i ngadalshëm”. Pak a shumë mjafton për të kuptuar konsideratën e tij për këtë çështje...

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI