Flash

Lojërat e Haaland nervozojnë Dortmund: "Ta thotë nëse do të iki"

Lapsi.al 29 December 2021
Lojërat e Haaland nervozojnë Dortmund: "Ta thotë nëse

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato, nga klubet e mëdha dhe ajo që i ka shtuar zërat rreth të riut norvegjez është klauzola e prishjes së kontratës për një shifër shumë më inferiore se vlera e lojtarit në treg. Në këtë pikë, Borussia Dortmund ka dashuri gjithnjë të sigurojë qendrimin e 21 vjecarit, që personalisht nuk ka dalë kurrë për të theksuar dëshirën e tij për të vazhduar të luajë me verdhezinjtë.

Në këtë mënyrë, klubi gjerman, i lodhur nga 'lojërat' e sulmuesit të tyre i kanë vendosur një lloj ultimatumi Haaland, duke i kërkuar që të bënte një zgjedhje për të ardhmen e tij deri në fund të shkurtit. Kështu shkruan tabloidi gjerman “Bild”, duke cituar burime pranë shoqërisë. Sipas të përditshmes, klubi verdhezi është gati të bëjë përpjekje të mëdha financiare për të vazhduar kontratën e sulmuesit të tij, me kusht që ai ta bëjë menjëherë të qartë vullnetin e tij. Aktualisht, sulmuesi norvegjez 21-vjeçar ka një kontratë që skadon në vitin 2024, por nëse ai synon të ndryshojë fanellë verën e ardhshme, klubi dëshiron të jetë në gjendje të organizohet në kohë.

Haaland, i cili ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro, është në shënjestër të klubeve kryesore evropiane, me dy skuadrat e Mançesterit dhe Real Madrid në rreshtin e parë të pretendentëve, por menaxheri i tij, Mino Raiola, është takuar edhe me presidentin e Barcelonës, Joan. Laporta, në mes të dhjetorit, me synimin e qartë për të nisur një ankand për sulmuesin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI