Flash

Futbollistët e Superiores me pushimet me 'të pakta' në dekadën e fundit: nuk ka më fazë përgatitore

Lapsi.al 28 December 2021
Futbollistët e Superiores me pushimet me 'të pakta' në

Nesër dita e fundit e sforcimit, por pushimet janë të kufizuara ashtu si shumë gjëra në përditshmërinë e regjimit pandemik. Kampionati u mbyll për 2021, festat kanë mbërritur, por pushimet për lojtarët nuk kanë nisur ende, sepse situata ka ndryshuar. Duke parë rifillimin e kampionatit në 15 janar, është e pamundur që klubet të tolerojnë pushime të gjata, që do të thotë rreziku i mbipeshës së mundshme nga festat dhe minuta të humbura në këmbë.

Kështu, në forcë të gjithë pothuajse do të jenë deri në 29 dhjetor dhe ditët e pushimit do të zgjasin deri në datën 3 janar, ku të gjithë do të kthehen në seancat intensive stërvitore, në garë me kohën për të qenë në formë të plotë për 15 janarin. Një sistem ndryshe për menaxhimin e ngarkesës për trajnerët dhe stafin teknik, që nuk mund të llogarisin më në fazën përgatitore që futej në planin stërvitor të klubeve, duke qenë se pauza e kampionatit ishte më shumë se e gjatë.

Një lloj ideje për mënyrën se si do të punohet është krijuar në fakt nga sezoni i kaluar, ku vonesa në startin e kampionatit bëri që të mos kishte pothuaj fare ndërprerje. Për klubet ndoshta është dicka e mirë, sepse i jep një dorë kursimi me fshirjen e dy javëve, për një pjesë të mirë të tyre, jashtë kufijve të vendit, por për lojtarët është një reduktim i fortë pushimi, me të cilin duhet tashmë të bashkëjetojnë…

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI