Flash

Zyrtare/ Daja nuk e "ha" vitin e ri te Partizani: klubi njofton fundin e bashkëpunimit

Lapsi.al 28 December 2021
Zyrtare/ Daja nuk e "ha" vitin e ri te Partizani: klubi njofton fundin

Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Ajo cfarë u kuptua nga mungesa e teknikut në seancën e djeshme stërvitore të të kuqve tani është zyrtare. Klubi dhe Daja kanë vendosur përfundimin e bashkëpunimit dhe për 2022 Partizani do të ketë një emër të ri në pankinë. "FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja", shkruhet në komunikatën e klubit, që ka ardhur pas takimit të zhvilluar mes drejtuesve të të kuqve dhe trainerit Daja, ku është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. "Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit" sqaron njoftimi i të kuqve.

Për 16 muaj, që nga gushti i 2020, tekniku 55 vjecar ka udhëhequr Partizanin, që në këtë sezon ka fituar vetëm 4 ndeshje, ka barazuar 6 dhe ka humbur 5, duke koleksionuar 18 pikë që vlejnë vendin e pestë. Tani fokusi i Partizanit është të gjejë një zgjidhje që të përmirësojë situatën. Alternativat nuk mungojnë dhe që do të jetë një trajner shqiptar është blinduar nga eksperienca e keqe e të kuqve me trajnerët e huaj. Kështu, Ernest Gjoka, trajneri kampion me Shkëndijën e Tetovës e

Shpëtim Duro, një njohje e vjetër e të kuqve, janë në vijën e parë të preferencave të klubit për ti dhënë një shkundje sezonit zhgënjyes të skuadrës kryeqytetase, që për momentin duket edhe larg zonës Europiane.

NJOFTIMI I KLUBIT

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës. Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi falënderon trainerin Ilir Daja për kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI