Flash

Video/ Cavani shpëton United, vetëm 1-1 ndaj Newcastle: Ragnick kthehet sërish i gjashti

Lapsi.al 27 December 2021
Video/ Cavani shpëton United, vetëm 1-1 ndaj Newcastle: Ragnick

Në ndeshjen e prapambetur të javës së 19 të Premier League është mbyllur 1-1 mes Newcastle dhe Manchester United. Magpies në avantazh të rezultatit që në minutën e 7' falë goditjes me të djathtën nga Saint-Maximin; vendasit krijuan disa raste për të dyfishuar, por De Gea shpëtoi gjithçka, duke mbajtur në lojë United. Kështu mbërrin në minutën e 71 barazimi i firmosur nga Cavani, që shtyu në rrjetë një top të rëndësishëm. Në fund, Newcastle tronditi edhe shtyllën, duke frikësuar Djajtë e Kuq, që arritën West Ham në vendin e gjashtë.

Ralf Rangnick mund të buzëqeshë: Manchester United i tij merr një pikë shumë të vlefshme në St. James' Park të Newcastle për mënyrën se si gjërat po shkonin. Barazimi i parë në stolin anglez për teknikun gjerman. Rezultati u zhbllokua që në minutën e 7 në favor të vendasve: Longstaff i rrëmbeu topin Varane dhe shërbeu për Saint-Maximin, i cili në hyrje të zonës lëshoi një të djathtë që la të palëvizur De Gean. Spanjolli megjithatë eviton, në minutën e 24, një goditje nga distanca e Shelvey. Mundësia e parë për Djajtë e Kuq erdhi në minutën e 41: një skemë në goditjen e dënimit të Bruno Fernandes, por Dubravka u tregua shumë i aftë të paraprinte Greenwood, i bllokuar në goditje.

Përgjigjia e kundërpërgjigjia e dy portierëve, përkatësisht ndaj Saint-Maximin dhe Rashford, shënoi fillimin e pjesës së dytë. De Gea ende mbajti të tijtë në lojë përballë Fraser dhe Saint-Maximin, duke i dhënë mundësinë Cavanit të shënojë golin e barazimit në minutën e 71: në krosimin e Dalot, tentativa e parë e Matador ndalet, por uruguajani nuk gabon në rastin e dytë. Lascelles eviton 1-2 pothuajse në linjë, akoma ndaj Cavanit, ndërsa në minutën e 90, Murphy goditi shtyllën dhe menjëherë më pas Almiron gjeti një tjetër pritje të shkëlqyer të De Geas. Newcastle, i befasuar, mbetet seriozisht i zhytyr në zonën e rënies me 11 pikë, ndërsa United rimori vendin e gjashtë; e arriti West Hamin në kuotën 28 pikë.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI