Flash

Napoli i kërkon nder CAF: "Lejojeni Osimhen të luajë kundër Juventus e të kthehet për Kupën e Afrikës"

Lapsi.al 27 December 2021
Napoli i kërkon nder CAF: "Lejojeni Osimhen të luajë

Victor Osimhen mezi pret të kthehet në fushë për Kupën e Afrikës. Sulmuesi nigerian, siç raporton Corriere dello Sport, ndodhet në Lagos për festat e fundvitit dhe nuk përjashtohet që të mërkurën të paraqitet në takimin e kombëtares së tij në Abuja. Megjithatë e premtja do të jetë dita vendimtare për të marrë dritën jeshile, kur do të vizitohet nga kirurgu që i operoi mollëzën.

Pavarësisht tre muajve të supozuar fillimisht për rikuperimin e tij, sulmuesi nigerian ndihet gati, por fjalën e fundit për mundësinë e rikthimit në fushë me kohë të përshpejtuara do ta kenë mjekët.

Edhe në shtëpinë e Napolit ekziston edhe njëfarë optimizmi, aq sa për të provuar të dialogojnë me Federatën Nigeriane të Futbollit për të pasur Osimhen në dispozicion për ndeshjen e 6 janarit kundër Juventusit dhe më pas ta kthejnë në kombëtare në kohën e planifikuar, për debutimin e 11 janarit me Egjiptin. Një ide që është e vështirë për t'u zbatuar për shumë arsye, përfshirë logjistike e burokratike.

STAFI I LOJTARIT: "I GATSHËM TË LUAJË JUVE-NAPOLI"

Për Radio Martek andërhyrë Oma Akatugba, një anëtar i stafit të Osimhen: "Ai është në Nigeri me familjen e tij, por do të kthehet në Napoli për të bërë kontrollin e fundit të planifikuar prej kohësh. Përtej Victor dhe Napolit, klubet evropiane po kërkojnë nga CAF të vonojnë ardhjen e lojtarëve në Afrikë në ditët e para të janarit. Për sa i përket Osimhen, Victor do të ishte shumë i lumtur të luante dhe të fitonte në Torino dhe më pas të largohej për të përfaqësuar Nigerinë në Kupën e Afrikës. Ai nuk do ta kishte problem nëse klubi do tia kërkonte, por ai në Kupën e Afrikës dëshiron të marrë pjesë”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI