Flash

Mohuesi i Covid, ish-kampioni i botës në kickbox humbi jetën: thanë nga virusi, gruaja e tij e përgënjeshtron

Lapsi.al 26 December 2021
Mohuesi i Covid, ish-kampioni i botës në kickbox humbi jetën:
Detajet në lidhje me rrethanat e sakta të vdekjes së Sinistras, të cilat u njoftuan në mediat sociale më 16 dhjetor, janë të paqarta. "The Undertaker" u shtrua në spital në fund të nëntorit. Në postimet në rrjetet sociale, kickboxer-i e shmangte edhe përdorimin e fjalës Covid. “Mjerisht, më është dashur të anuloj një ndeshje në Nimes më 4 dhjetor. Më bën të turbullohem, por falë gruas dhe trajnerit tim jam ende gjallë. Mushkëritë e mia po sulmohen nga shumë sëmundje. Shkalla e infeksionit është në 165, kur ato duhet të jenë midis 0 dhe 5”, lexohej në postimin e tij të koduar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Fred sinistra (@fred_sinistra)

Trajneri i Sinistra, Osman Yigin, tha për mediat frankofone se ai e kishte detyruar luftëtarin të shkonte në spital. “I thashë se nuk do stërvitesha me të nëse ai nuk shkonte në spital”, tha Yigin pas vdekjes së nxënësit të tij. Sinistra nuk donte të qëndronte në spital dhe doli vetë. Dy ditë më parë, bashkëshortja e Sinistrës ka postuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale. Ajo mohoi me forcë se vdekja e tij ishte e lidhur me Covid-in dhe tha se ishte çështje nderi për të, që të luftonte që të vërtetohej e vërteta dhe të pastronte emrin e tij: “Ai kurrë nuk do të pranonte që ajo që i ndodhi të përdorej për të përhapur frikë dhe nxitur vaksinimin.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI