Flash

Nga shitës hamburgerash në yllin e Udineses: historia fantastike e Betos

Lapsi.al 26 December 2021
Nga shitës hamburgerash në yllin e Udineses: historia fantastike e

I eleminuar në moshën 12 vjecare nga Benfica, kur mbushi 18 shkoi për të punuar në restorantin e njohur të ushqimit të shpejtë KFC. Tre vjet më parë, arriti të sigurojë rrogën e parë në serinë e tretë, ndërsa tani ndez tifozët friulianë me shtatë gola në 16 ndeshje. Beto futbollisti, ka lindur nga një akt guximi. Djaloshi, kur ishte 12 vjeç, e gjeti vetën të hedhur poshtë nga Benfica duke ecur me kokën ulur nëpër rrugët e Tires, duke dribluar shikimet e atyre që e etiketojnë si “mendjemadh”. Të gjithë e njihnin njëri-tjetrin atje dhe të gjithë thoshin të njëjtën gjë. "Ai aty guxoi shumë."

Gjërat nuk shkuan si mendonte Beto dhe në moshën 16 vjeç e pa veten t'i shërbente klientëve, pastronte tavolinat, merrte porositë e tyre dhe i kalonte në kuzhinë. Një gjigant gati dy metra pas banakut. “A luan basketboll?” e pyesnin. Dhe ai buzëqesh: "Unë jam sulmues...". Edhe pse mendja i thoshte “jo, do heq dorë nga gjithçka”. Beto luante në akademinë e të rinjve të União de Tires, një qytet i vogël afër Cascais, jo shumë larg Lisbonës. Ai sapo ishte larguar nga Benfica dhe dëshironte vetëm të shijonte verën me miqtë. Fati i ofroi atij një asist të këndshëm. Rrugës për në plazh ai takohet me presidentin e União de Tires, Fernando Lopes, skuadra nga ku u largua një vit më parë për t'u zhvendosur pranë Da Luz dhe i tha atij drejtpërdrejt se dëshironte të kthehet, duke i kërkuar falje: “Ëndërrimi për të qenë futbollist nuk mjafton, i tha në atë kohë presidenti. Ai duhej të disiplinohej dhe të nxirrte në pah karakterin e tij. E këshillova që të jetë i vendosur dhe të tregojë vlerën e tij çdo ditë”.

“Më mbajti një leksion aq të madh sa që për një orë e gjysmë nuk e pashë rërën. Në fund ai më bindi të kthehem”. Megjithatë, me një kusht: të luajë disa muaj në Juniores B, ekipi i dytë. “Ishte fati im, në ato ditë nuk isha i fokusuar te futbolli”. Ai më pas ndryshoi mendje, edhe falë një viti pune në atë KFC. Beto është zbulimi i kësaj Udinese. Sulmuesi që nuk e priste njeri. I marrë në fund të merkatos nga Portimonense, deri më tani ai ka shënuar 7 gola në 16 ndeshje. Gotti i beson, po ashtu edhe friulianët, në Tires nuk humbasin asnjë ndeshje të tij. Luis Lopes, një nga trajnerët e tij të parë, e bënte të godiste në portë me topa tenisi për të përmirësuar teknikën e tij. Me shpërblimin e një mëngjesi të ofruar për çdo gol. Refuzimi i madh i Benficas i ndryshoi jetën: “E binda të ndryshojë mentalitetin, stilin e jetës, dietën, qasjen ndaj stërvitjes – tha Luis – kam shfrytëzuar krenarinë e tij”. Një tjetër leksion, këtë herë nga trajneri i tij i vjetër: "I thashë 'mjaft mbrëmjeve, shko në shtrat herët. Shko i pari në fushën e stërvitjes dhe ik i fundit. Kështu do të bëhesh i madh”.

Pika e kthesës quhet Olimpico do Montijo, divizioni i tretë portugez, në verën e 2018. Beto shfaqet me bluzë të bardhë dhe këpucë në dorë, nuk ka as çantë, por i magjeps të gjithë në një çerek ore. "Ok, le ta marrim." 21 golat në 34 ndeshje i dhanë atij thirrjen e Portimonense. Vitin e parë ai luajti vetëm 11 herë pa shënuar kurrë, në të dytin bëhet titullar dhe arriti 11 gola, duke përfshirë një rovjeshatë emocionuese kundër Tondelas. Djaloshi që mbante shishet e ujit tani shënon gola spektakolarë, argëtohet dhe tregon gjoksin. Këtë e vuri re edhe Olimpico, kur dogji një sprinter si Lazzari duke shënuar 2-0 në kundërsulm. Dukej si Haaland, por është Beto nga Lisbona. Dhe ai ka punuar në një KFC.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI