Flash

Revolucionin e futbollit e propozon Bayern: "Duam një çati pagash dhe sanksione që t'i dhembin edhe klubeve të mëdha"

Lapsi.al 25 December 2021
Revolucionin e futbollit e propozon Bayern: "Duam një çati

Një çati pagash për të zgjidhur problemet e futbollit dhe për të frenuar humbjet e theksuara nga pandemia. Ky është propozimi i lëshuar nga drejtori menaxhues i Bayern Munich, Oliver Kahn. “Ne duam një çati rroge, një shumë X që një klub mund të shpenzojë si një shumë maksimale pagash – nënvizoi ish-portieri gjerman dhe CEO aktual i bavarezëve – dhe sanksione që të dhembin e të jenë reale, edhe për klubet e mëdha”.

Në intervistën e gjatë të dhënë për Süddeutsche Zeitung, drejtuesi bavarez nuk e fshehu shqetësimin për valën e re të koronavirusit, që detyroi Gjermaninë të mbyllte stadiumet. Një dëm i madh ekonomik edhe për një klub virtuoz si Bayerni.

Sipas Kahn, klubet duhet të investojnë maksimumi 60-70% të të ardhurave në paga. Për më tepër, duhet të ketë kufij të qartë për investitorët se sa mund të investojnë në një ekip futbolli dhe sa humbje mund të kompensojnë. "Por të dyja pikat do të ishin të padobishme pa pikën tre: duhet të ketë sanksione që janë të rënda dhe që të zbatohen vërtet, madje edhe në klubet e mëdha. Në fund të fundit, ne nuk duam asgjë më shumë se kontrollin e kostos në botën e futbollit."

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI