Flash

Nuk shpërbleu atë që i gjeti qenin, gjobitet Sturridge që proteston: "E kam paguar, kërkon para dy herë"

Lapsi.al 25 December 2021
Nuk shpërbleu atë që i gjeti qenin, gjobitet Sturridge që

Daniel Sturridge, ish-sulmuesi i Liverpool, u dënua të paguante 30,000 dollarë për një burrë që i gjeti qenin e tij të humbur në 2019, raporton Daily Mail. Sturridge bëri një apel në mediat sociale pasi qeni i tij u vodh gjatë një grabitjeje në rezidencën e tij në Los Anxhelos në korrik 2019. Muzikanti Foster Washington, i gjeti qenin Luçi, por premtimi i Sturridge për të paguar 30 mijë dollarë për personin që do t'i sillte përsëri qenin në shtëpinë e tij nuk u mbajt kurrë.

Sipas Washington, ai nuk ka marrë kurrë asnjë cent nga Sturridge ndaj e ka denoncuar, duke kërkuar që të respektojë deklaratën e bërë nëpërmjet rrjeteve sociale. Dhe së fundmi, një gjykatë në SHBA e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë urdhrin që anglezi të shpërblejë personin që i gjeti qenin.

Situatë e ndërlikuar, sepse Sturridge ka deklaruar se personit që i kishte sjellë qenin, i kishte dhënë shpërblimin. “Kam video, audio dhe foto të asaj dite. Kam prova për gjithçka”, shkruante sot sulmuesi që tani është pjesë e skuadrës së Përth Glori në Australi.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI