Flash

Video/ Djali i trajnerit që shkarkuan shëmtuar i jep fitoren Egnatias: Ramadani e bën Martinin ti vijë "turp nga kjo ndeshje"

Lapsi.al 23 December 2021
Video/ Djali i trajnerit që shkarkuan shëmtuar i jep fitoren Egnatias:

Tre humbje radhazi me Ramadanin në pankinë, katër nëse llogaritet edhe ndeshja kur Egnatia u drejtua nga Daiu. Rrogozhinasit i kanë dhënë një goditje të fortë krizës me fitoren 1-2 në transfertë me Teutën, duke zhytyr në pasiguri Martinin dhe kampionët në fuqi, që nuk mundën të shkonin në pauzën dimërore të qetë për të menduar për merkaton. Heroi i ndeshjes ishte Artur Magani, djali i trajnerit që drejtuesit e shkarkuan cuditërisht, i cili shënoi dy gola.

Teuta ishte më kërkuese në këtë sfidë ku pati shumë raste për të shënuar. Egnatia fitoi një penallti por ju anulua me VAR. Ishte pikërisht teknologjia që u erdhi në ndihmë miqve, me Artur Maganin që realizoi. Arbitri Kridens Meta u konsultua me VAR dhe e konfirmoi golin, duke e bërë ndeshjen më të thjeshtë për miqtë, që patën impaktin më të mirë me ndeshjen.

Në pjesën e dytë Egnatia shënoi edhe golin e dytë, përsëri me Maganin. Sulmuesi përfitoi nga një gabim fatal dhe dyfishoi rezultatin, duke vënë në siguri rezultatin, shumë e rëndësishme përballë një skuadre me kualitet si Teuta. E në fakt, durrsakët ngushtuan diferencën me Gjordiev, por historia e ndeshjes nuk ndryshoi dhe Teuta del e mundur në një ndeshje ku mendonte tre pikët.

Me këtë fitore Egantia i jep fund serisë prej 9 ndeshjesh pa fitore në kampionat, ndërsa Teuta shuan shanset për të mbrojtur titullin kampion e komplikon madje edhe zonën europiane të renditjes: “Krijuam raste në pjesën e parë dhe nuk arritën të shënonim. Këto janë ndeshje që duhen fituar patjetër, dhe personalisht më vjen turp nga kjo humbje sot - komentoi Edi Martini, trajneri i Teutës në të nxehtë -. “Kur ishim 1-0 kisha besim që do ta kthenim lojën. Qendra e mbrojtjes është problemi, por duke pasur parasysh që Aleksi është mesfushor dhe jo qendër mbrojtës. Na vjen keq ardhje për golin e pësuar. Kam parë një pjesë të dytë që nuk ishim në ritmin e duhur. Si nata me ditën me ndeshjen me Tiranën. Ne bëmë një ndeshje krejt tjetër, nuk kishim shpirt dhe grintë.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI