Flash

Tirana si kryesuese, Partizani si plangprishës: bardheblutë kanë fituar derbin e fundit, por statistikat i kanë kundër

Lapsi.al 23 December 2021
Tirana si kryesuese, Partizani si plangprishës: bardheblutë kanë

Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat: ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi. E takimi është programuar dy ditë para Krishtlindjes, me Tiranën që vjen si kryesuese e kampionatit e me Partizanin në krizë rezultatesh dhe pa stabilitet në këtë sezon në Superiore. Hegjemonia 6 vjecare e kohës së artë të të kuqve është tani vetëm një kujtim i zbehtë, por bardheblutë duhet të luajnë kundër rivalit të përjetshëm e kundër statistikave, që të marra në histori e kanë ngjyer të kuq kryeqytetin.

Ajo në Arena Kombëtare është përplasja kryeqytetase numër 163 në të gjitha kompeticionet mes dy klubeve që janë rivalë, armiq, të urryer, por gjithë të respektuar. Të kuqtë kanë në favor 66 fitore dhe 51 barazime, duke i lënë 45 suksese kundërshtarit, shifra që natyrisht Tirana kërkon ti përmirësojë. Në këtë mënyrë të të ndërtuarit të historisë edhe golavarazhi sigurisht që do të ishte në favor të Partizanit 227-173, për më tepër që Tirana ka fituar vetëm 10 herë në 41 përballjet e fundit me të kuqtë. Statistikat megjithatë nuk do të zbresin në fushë sonte, aty ku 25 herë kampionët janë kryesuesit e kampionatit me një moral të jashtëzakonshëm pasi kanë mposhtur Teutën trofembajtëse, me rikthimin në fushë të Xhixhës, që në derbi do të jetë më shumë se gati.

E kundërta ndodh me të kuqtë, që kanë dy humbje në tre ndeshjet e fundit dhe për Europën duhet të bëjnë kthesën në ndeshjen më delikate. Duke ditur ngarkesën emocionale të një ndërqytetase e duke patur parasysh precedentët, si Tirana ashtu dhe Partizani kanë shanse të barabarta për të fituar, por si Daja ashtu dhe Shehi kanë të njëjtën dëshirë për të shprehur poshtë pemës së Krishtlindjes.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI