Flash

Video/ Me Strakoshën në portë, Lazio fiton përsëri: tris në Venezia për bardhekaltrit, Bologna fiton derbin me Sassuolon

Lapsi.al 22 December 2021
Video/ Me Strakoshën në portë, Lazio fiton përsëri:

Goditje në transfertë për Lazion dhe Bolonjën në javën e fundit të fazës së parë të Serie A. Në Penzo, skuadra e Sarrit mposhti Venecian 3-1: golat u shënuan nga Pedro (3'), Acerbi (48') dhe Luis Alberto (95), ndërsa barazimi momental u firmos nga Forte (30') por ishte i kotë. Në stadiumin Mapei, nga ana tjetër, kuqeblutë e Mihajlovic mposhtën Sassuolon 3-0 në derbin Emilian falë Orsolinit (36'), Hickeyt (44') dhe Santander (94').

Pas 3 minutash, Lazio kaloi në epërsi: Pedro mori topin në mesfushë, kaloi 40 metra i pakontestuar dhe befasoi me të majtën të pafajshmin Romero. Venezia u shfaq në të 11' me të majtën e Forte, i cili megjithatë nuk e gjeti pasqyrën e portës. Dhjetë minuta më vonë një silurë e Basic nga jashtë zonës i dha tifozëve vendas të dridhura, por topi fluturoi mbi traversë. Më pas ishin venecianët që protestuan për një prekje me dorë të Radu në zonë, në krosimin e Aramu, por Maresca nuk u thirr nga Var. Është preludi i barazimit që mbërriti pas gjysëm ore lojë: akoma Aramu shërbeu një top që Forte e ktheu me kokë në këndin në të djathtë të Strakoshës, për golin e tij të parë në Serie A. Mazzocchi përpiu avantazhin e vendasve në minutën e 37 duke goditur keq i vetëm para portës, një krosim nga Kiyine.

Skenari i pjesës së dytë duket se do të ndjekë atë të 45′ minutave të para. Pas 3' minutash Lazio shënoi sërish: këndore e Cataldit, një top që shumë nuk e arritën dhe që Acerbi e shtyu në rrjetë me sup ose ijë. Loja u fik dhe nuk dhuroi emocione të tjera në pjesën e dytë, duke përfunduar pa mundësi të tjera shënimi. Në shtesë, karton i kuq direkt për Tessmann për një hyrje të rëndë ndaj Luis Albertos, i cili në të 95' mbylli përfundimisht llogaritë në kundërsulm me një asist të Milinkoviç-Savic.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI