Flash

Mick Schumacher në gjurmët e të atit Michael: në 2022 mbërrin te Ferrari

Lapsi.al 22 December 2021
Mick Schumacher në gjurmët e të atit Michael: në 2022

Nga babai te i biri. A do të ketë ende një Schumacher pas timonit të një Ferrari në të ardhmen? Ndërkohë, djali i Michael, Mick do të jetë një nga pilotët rezervë të ekipit të Maranellos në sezonin 2022 të Formula 1, si dhe do të konkurrojë me Haas. Kjo u njoftua nga drejtori i ekipit të Ferrarit, Mattia Binotto: "Ne nuk duhet të harrojmë se ai tashmë është një pilot Ferrari: ai është pjesë e akademisë sonë të pilotëve dhe, siç e përsërisim, kjo akademi ekziston për të identifikuar pilotët e ardhshëm të Ferrarit - ka shpjeguar ai në një konferencë shtypi online - Nëse je pjesë e saj dhe jeni të suksesshëm, me siguri do të kesh mundësi”.

Binotto dhe Ferrari kanë vënë bast në rritjen e gjermanit me ADN kampioni, i cili këtë vit e mbylli Kampionatin Botëror i 19-ti dhe pa pikë, por në timonin e një Haas jo fort të shkëlqyer dhe të besueshëm: “Ai bëri mirë dhe përparoi, jo vetëm në konsistencë por edhe në shpejtësi”, shpjegoi Binotto.

Mick, i cili do të mbushë 23 vjeç më 22 mars, do të marrë rolin e pilotit rezervë dhe për këtë arsye, nëse një nga dy drejtuesit kryesorë të ekipit të kokëkuqes lëndohet, ai do të jetë në gjendje ta zëvendësojë atë - duke u alternuar bashkë me Antonio Giovinazzin - për 11 nga 23 Grand Prix të përfshira në kalendarin e sezonit të ardhshëm të kampionatit botëror.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI