Flash

Video/ Pesë fitore radhazi, Laçi e mbyll 2021-shin në mënyrë fantastike: Lushkja i vetëm mposht Kastriotin

Lapsi.al 22 December 2021
Video/ Pesë fitore radhazi, Laçi e mbyll 2021-shin në

Lushkja e hap dhe mbyll fitoren e fundit të 2021 për Lacin, që kompleton një fazë të plotë loje nga Kastrioti te Kastrioti me 7 fitore, një barazim e vetëm një humbje. 2-0 imponohen kurbinasit në shtëpi përballë krutanëve 'jetim' edhe nga trajneri Ramadan Ndreu i dënuar nga Disiplina me 12 javë pezullim, pas goditjes me shkelm ndaj Vitijas në sfidën kundër Skënderbeut. Fitorja e pestë radhazi e bardhezinjve, që tani presin të qetë ndonjë favor në përplasjet e rivalëve direkt.

Regi Lushkja ishte protagonisti absolut me golin e shpejtë të minutës së 9′, që i dha avantazhin skuadrës së Mirel Josës, me një goditje nga jashtë zone. Mesfushori e bëri shumë më të lehtë për bardhezinjtë pjesën tjetër të ndeshjes, me Kastriotin asnjëherë i rrezikshëm, ndërsa Laci u mjaftua të kontrollojë, për të goditur në momentin e duhur. Mund ta kishte bërë 5 minuta nga fundi i pjesës së parë kur Lushkja realizoi përsëri, por këtë herë Guindo ishte në pozicion jashtë loje dhe goli nuk vlente. Do të kishte qenë tregolëshi i mundshëm, sepse mesfushori kompletoi ndeshjen e tij perfekte në pjesën e dytë.

Kastrioti tentoi të bënte dicka më shumë në pjesën e dytë, duke marrë kontrollin e lojës, por pikërisht në momentin ku krutanët ishin duke shpresuar të ndërtonin situata të rrezikshme për të barazuar rezultatin, erdhi goditja e Lushkjas, që dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi perfekt, duke siguruar fitoren për Laçin, që tani është i dyti, duke grumbulluar 27 pikë, ndërsa Kastrioti renditet e fundit në kuotën e 8 pikëve.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI